Tri vite nga vdekja e Davide Astorit, ish-bashkëshortja e kapitenit të Fiorentinës nis histori dashurie me lojtarin e Interit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 4, 2021 | 0:35

Tri vite nga vdekja e Davide Astorit, ish-bashkëshortja e kapitenit të Fiorentinës nis histori dashurie me lojtarin e Interit

Gjatë ditëve të fundit Françeska Fioreti është rikthyer të flasë për vdekjen e ish-bashkëshortit të saj, ish-kapitenin e Fiorentinës, Davide Astori.

FIORETI

Fioreti ka deklaruar se do të jetë në gjyq për të kuptuar nëse vdekja e ish-mbrojtësit të kombëtares italiane mund ose nuk mund të shmangej.

Në tri vite distancë nga vdekja e Astorit, Françeska Fioreti është duke kërkuar të rigjejë përsëri buzëqeshjen, dhe sipas asaj që raporton e përjavshmja italiane “CHI”, ajo është lidhur me një mashkull të ri. Me një futbollist dhe mbrojtës njësoj si Astori, me lojtarin e Interit, Aleksandër Kolarov.

KOLAROV

Nuk dihet nëse është një lajm i vërtetë apo është thjesht një thashethem por revista e njohur shkruan me shumë konfirmim për këtë lajm.

Ju rikujtojmë se Davide Astori ndërroi jetë më 4 mars 2018, në një hotel në Udine, ku ndodhej i grumbulluar së bashku me skuadrën e Fiorentinës për tu përballur ndaj Udinezes në “Dacia Arena”, por Astori kishte ndërruar jetë gjatë asaj nate pas një arresti kardiak.

kolarov

Ende hetimet vijojnë dhe vetë ish-bashkëshortja e tij e ka dërguar në gjyq këtë çështje pasi ajo beson se nuk ka qenë vdekje natyrale por e qëllimshme.

kolarov 1

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"