Tri rikthime me peshë për Kapllanin, Erzeni do kthesën ndaj Laçit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 23, 2023 | 11:03

Tri rikthime me peshë për Kapllanin, Erzeni do kthesën ndaj Laçit

Erzeni luan një ndeshje delikate nesër në orën 16:00 ndaj Laçit në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit.Collage Maker-23-Feb-2023-10.47-AM

Skuadra e Xhevahir Kapllanit vjen pas një humbjeje të thellë në kryeqytet kundër Partizanit dhe do të kërkojë të bëjë kthesën pikërisht ndaj kurbinasve, me të cilët në fazën e parë ka fituar 1-0, ndërsa në të dytën ka humbur me të njëjtat shifra, 1-0. Në sfidën me të kuqtë nuk luajtën mbrojtësit Nehar Sadiki dhe Ardit Iljazi, të cilët kanë pasur probleme fizike në javët e fundit, teksa dëmtimi i të parit ka kërkuar më tepër kohë për riaftësim. Mësohet se të dy do të jenë të gatshëm dhe formacioni në repartin e prapavijës, aty ku si titullarë në qendër kanë luajtur kapiteni Krasniqi dhe braziliani Enk, mund të ndryshojë. Trajneri Kapllani po i jep dorën e fundit përgatitjeve, duke u fokusuar tek ana taktike.

Një rikthim shumë i rëndësishëm është mesfushori kosovar Adnard Mehmeti, i cili ka shlyer pezullimin për kartonë dhe do të jetë nga minuta e parë ndaj Laçit. Gjasat janë që Kapllani t’i rikthehet skemës që i ka dhënë më shumë efikasitet këtë kampionat, pikërisht asaj 3-5-2, ndërsa nuk përjashtohet mundësia edhe e ndryshimeve në sulm. Nonato ka tri ndeshje radhazi që nuk gjen golin në kampionat dhe shpresohet se ndaj Laçit bomberi brazilian do të udhëheqë skuadrën. Gjithashtu edhe sulmuesi tjetër, Dejvid Kapllani, është një vlerë e shtuar për ofensivën, duke rritur konkurrencën për këtë repart.

RONALD FAJA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"