“Tri pikët janë detyrim me Orikun”, portieri i Elbasanit: Optimist për mbijetesën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 3, 2020 | 22:18

“Tri pikët janë detyrim me Orikun”, portieri i Elbasanit: Optimist për mbijetesën

“Për Elbasanin nuk vlen asnjë rezultat tjetër veç fitores ndaj Orikut, edhe pse nuk na pret një shëtitje”. Kështu e nis prononcimin e tij për “Panorama Sport” portieri Ferit Moli. Duke marrë shkas nga paraqitjet e verdhebluve në ndeshjet e fundit, ku edhe kanë marrë pikët e shpresës, në Elbasan është rritur optimizmi për mbijetesën.

devolli elbasani
“Kemi bërë mirë në këto ndeshjet e fundit, por krahas rezultateve, na ngroh edhe loja që prodhojmë, pasi nuk dukemi inferiorë ndaj asnjë ekipi. Me Orikun futemi vetëm për të fituar, sepse luajmë në fushën tonë dhe e kemi detyrim të dalim me tri pikë. Nuk e mendojmë që tani përfundimin e sezonit, pasi nëse i fitojmë ndeshjet një nga një, objektivi do të arrihet. Presioni në ndeshjen e radhës është në anën tonë, por jemi mësuar dhe kam besim se do ta kalojmë me sukses edhe këtë përballje”, u shpreh gardiani i portës elbasanase.

Që nga rikthimi i futbollit pas pandemisë, Oriku është skuadra e vetme që i ka mundur.

VLADIMIR MEMA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"