Tri pikë larg kreut, Çoni: Pres më shumë nga Luftëtari

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 30, 2022 | 19:54

Tri pikë larg kreut, Çoni: Pres më shumë nga Luftëtari

E nisën sezonin me një humbje në Elbasan, por më pas vijuan me një seri fitoresh dhe hapi i vetëm fals ishte barazimi në shtëpi ndaj Albpetrolit (2-2). Pas shtatë javësh, AF Luftëtari është tri pikë më pak se Pogradeci kryesues në Grupin B të Kategorisë së Dytë.

arben-coni-e1563365259118

Trajneri Arben Çoni pret më shumë nga grupi aktual dhe në një intervistë për “Panorama Sport”, ai tregon për gjithçka që lidhet me gjirokastritët.

Pas 7 javësh Luftëtari pozicionohet i katërti dhe me një diferencë prej tri pikësh nga kreu. I kënaqur apo keni pritur më tepër?

Për momentin jam i kënaqur, edhe pse pres më shumë nga ekipi. Nuk mund të pranoj që kjo është gjendja reale e ekipit që drejtoj, pasi mundësitë janë për më tepër. Ka frymë grupi dhe bashkëpunimi në ekip, kështu që ky fakt më bën më shumë se optimist për vazhdimësinë.

Hapi fals në shtëpi me Albpetrolin ndoshta është pengu më i madh, pasi tani mund të ishit vetëm një pikë më pak nga vendi i parë…?

Futbolli ky është, pasi të dënon kur nuk e pret. Për ne ajo ndeshje ishte një mësim i mirë. Të shmangim euforinë, asgjë më shumë.

Çfarë po ndodh me mesfushorin Stiljan Barka, i cili ende nuk ka debutuar?

Pak ditë më parë Barka i është nënshtruar operacionit në meniskun e këmbës së djathtë. Ishte një ndërhyrje e detyruar për vetë shkallën e dëmtimit. Do t’i duhen 6 javë për t’u rikuperuar. Do të mungojë në ndeshjet e mbetura të fazës së parë, por shpresojmë që gjithçka të ecë mirë për të. Rikthimi i Barkës do të ishte vlerë e shtuar për ekipin.

Deri ku mund të shkojë ky grup lojtarësh, a mund të përballojë rivalitetin me Pogradecin apo Elbasanin për të tentuar kreun?

Aktualisht jemi brenda objektivit që kemi për renditjen mes pesë më të mirëve të grupit. Oreksi vjen duke ngrënë, por të qëndrojmë me këmbë në tokë.

Është ndeshja me Labërinë më 21 dhjetor në Gjirokastër një barometër për vazhdimësinë dhe vetë synimet që ka Luftëtari?

Të gjithë kundërshtarët meritojnë vlerësim. Shembull i qartë është ndeshja me Albpetrolin. Futbolli është si arenë lufte dhe në luftë fiton më i forti. Është detyra jonë si staf që para çdo ndeshjeje të injektojmë mes lojtarëve frymën e vetëbesimit, pavarësisht kundërshtarit që kemi përballë. Ne jemi Luftëtari! Luajtët me Orikun një miqësore pak ditë më parë, ku humbët 3-1.

Çfarë sinjalesh morët nga ekipi?

Unë besoj te potenciali dhe forca e karakterit që ka brenda ekipi. Duam të mbajmë në tonus grupin me këto ndeshje, me qëllim ruajtjen e kondicionit fizik dhe përmirësimit të lojës në mbrojtje dhe në sulm. Do të luajmë të tjera miqësore me kundërshtarë që janë pjesë e Kategorisë së Parë, por pse jo edhe Superiores.

TOMOR SHEHU-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"