Tri ngjarje të historisë së basketbollit e volejbollit shqiptar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 10, 2021 | 15:04

Tri ngjarje të historisë së basketbollit e volejbollit shqiptar

Nga GIOVANNI ARMILLOTTA

maxresdefault

NGJARJA 1

UNIVERSIADA 1971: Partia Komuniste Italiane “nxjerr” jashtë Shqipërinë

Rasti i Universiadës së vitit 1970 në Torino është një shembull klasik i ndërhyrjeve politike brenda vendit, pra edhe në Itali. Kështu, në prag të lojërave botërore Universitare – Universiada, Primo Nebiolo (presidenti italian i FISU-t: “Fédération Internationale du Sport Universitaire”) kishte marrë një telegram nga Tirana. Telegrami njoftonte tërheqjen nëse skuadra shqiptare do të vendosej nga organizatorët në një grup së bashku me atë izraelite. Kjo për situatën politike në lidhje me Luftën e Tretë Arabo-Izraelite të Gjashtë Ditëve (5-10 qershor 1967). Por ai që përpiloi grupet tha që nuk ishte në dijeni të këtyre gjërave. Një nga të dy: ose Nebiolo nuk ia kaloi telegramin përpiluesit të grupeve, ose përpiluesi i grupeve e vendosi tradhtisht Shqipërinë në Grupin B, ku e dinte që Shqipëria do të ishte tërhequr,çka domethënë se do ta hidhte Shqipërinë jashtë Universiadës. Sidoqoftë, është i dukshëm ndikimi i Partisë Komuniste Italiane (PCI) – një shërbëtore e Moskës – por dhe mike e madhe e Titos – i atëhershëm i fortë në vendimet politike italiane si në fushën kulturore ashtu edhe në atë sportive. Partia Komuniste Italiane (PCI) ka qenë gjithmonë kundër asaj shqiptare, lexoni këtu: Synimi ishte që të vinte në grupin B të dy vendet e vetme socialiste që kishin marrëdhënie diplomatike me Izraelin. Ata ishin Jugosllavi e Titos dhe Rumani e Ceau’escut, “plus” një vend të tretë socialist, përkatësisht Shqipëria.

Grupet e përbërë nga katër ekipe, ishin këto:

“A” (Greqi, Itali, Kongo-Kinshasa, Republika Federale Gjermane).

“C” (Brazil, Hungari, Iran, Sudan).

“D” (Bashkimi Sovjetik, Japoni, Luksemburg, Turqi).

“E” (Danimarkë, Francë, Senegal, Shtetet e Bashkuara të Amerikës). Grupe me nga tri ekipe ishin:

“F” (Algjeri, Bullgari, Çekosllovaki).

“G” (Kuba, Poloni, Holanda).

“H” (Kanada, Kore e Jugut, Portugali). Është e qartë se Shqipëria mund të vendosej në grupet “A”, “C”, “E” (ju kujtoj që basketbollistët shtetëbashkuarës kanë shkuar në Shqipëri për Kupat Europiane që nga viti 1968), “F”, “G”, “H”, dhe incidentet diplomatike do të ishin shmangur. Gazeta më e rëndësishme italiane shkroi me të drejtë, se në fakt, nuk do të ishte e vështirë të organizohej një mënyrë tjetër. Dhe kjo nuk ishte një manovër komplekse, pasi shqiptarët në sportet ekipore marrin pjesë vetëm në turneun e basketbollit. Përkundrazi, Partia Komuniste Italiane që të cenonte edhe më tej Shqipërinë – nga të gjitha palestrat e Torinos – urdhëroi që lakej të saj të lejonin që ndeshja e mundshme me Izraelin të luhej në palestrën “Fiat” në bulevardin “Unione Sovietica”!

Si përfundim PCI vendosi që edhe në rastin e fitoreve të bujshme (kujtoni takimin e shkëlqyeshëm të humbur nga një frymë me Jugosllavinë) Shqipëria duhet të eliminohej. Tani shpjegohet pse një muaj më vonë, 17 Nëntori për femra dhe Dinamo për meshkuj – të dy ekipe basketbolli – u mirëpritën triumfalisht në Pekin, dhe presidenti Mao Ce Dun do të fliste me Vladimir Gjinain dhe me mikun tim Astrit Hutka.

1 (1)

UNIVERSIADA E 6-të 1970 – BASKETBOLLI

Grupi B (pikëshënuesit falë z. Andrea Arrigoni)

26 gusht 1970: Jugosllavia-Shqipëria 74-72 (33-33)

PIKËSHËNUESIT: Kujtim Kasmi (19), Bujar Shehu (16), Agim Fagu (14), Viktor Papavangjeli (12), Nikolin Pali (10), Besnik Pëllumbi (1). Trajner: Xhorxhi Baho. Jugosllavia fitoi në sekondat e fundit falë mjaft gabimeve të gjyqtarëve, gjithnjë kundër shqiptarëve.

27 gusht 1970: Rumania-Shqipëria 76-60 (37-35)

PIKËSHËNUESIT: A.Fagu (20), K.Kasmi (10), V.Papavangjeli (10), N. Pali (8), Gj. Ikonomi (5), B.Pëllumbi (4), B.Shehu (3).

28 gusht 1970: Izraeli-Shqipëria 2-0 (Shqipëri u tërhoq) Për vendet 24-29

30 gusht 1970: Shqipëria-Luksemburgu 84- 67 (48-27)

PIKËSHËNUESIT: A.Fagu (23), Gj.Ikonomi (20), B.Shehu (12), N. Pali (11), B. Pëllumbi (8), K. Kasmi (6), Bitincka (2), Kacorri (2). Për vendet 24-27

31 gusht 1970: Shqipëri-Sudani 116-74 (52- 40)

PIKËSHËNUESIT: A. Fagu (39), B.Shehu (24), V.Papavangjeli (18), N.Pali (16), Gj.Ikonomi (7), A.Cale (4), B.Pëllumbi (4), Bitincka (2), Kacorri (2).

1 shtator 1970: Shqipëria-Luksemburgu 90- 60 (42-25)

PIKËSHËNUESIT: A. Fagu (35), K,Kasmi (10), V,Papavangjeli (10), N.Pali (24), Gj.Ikonomi (4), B.Pëllumbi (7).

2 shtator 1970: Shqipëria-Senegali 83-71 (45-26)

PIKËSHËNUESIT: A. Fagu (39), N.Pali (12), V.Papavangjeli (10), B.Shehu (8), K.Kasmi (5), Gj.Ikonomi (2), B.Pëllumbi (5), Bitincka (2).

NGJARJA 2

SHQIPËRIA: “Përjashtimi politik” prej Kampionatit Europian 1971 E njëjta gjë vitin e ardhshëm. Bashkimi Sovjetik – ç’na qenka! – ndodhej në grupin të një qyteti (Imola), feud i pashallarëve të Partisë Komuniste Italiane, shërbëtorë të Moskës. Dhe në atë grup – ku Anglia tashmë ishte tërhequr – përpiluesit e zellshëm të grupeve gjithashtu përfshinë Shqipërinë, duke ditur plotësisht mirë se ajo do të tërhiqej për të mos luajtur me Bashkimin Sovjetik. Përfundoi që Bashkimi Sovjetik e kaloi turin duke luajtur si në një stërvitje-shëtitje vetëm me Belgjikën (15-1 15-11 15-12). Sovjetikët pushuan dhe më vonë fituan Kampionatin Europian “italian”. Shqiptarët në volejboll në ato vite ishin shumë të fortë, dhe më 1972 Dinamo arriti në finalen e Kupës së Kampionëve dhe më 1974 Partizani, në të njëjtën Kupë, eliminoi kampionen e Italisë Ruini të Firences. Por Partia Komuniste Italiane “ndaloi” Shqipërinë të merrte pjesë në Kampionatin Europian. Mos harroni se vetëm ata që e njohin historinë nuk mund të mashtrohen!

3 (1)

NGJARJA 3

AGIM FAGU: Pikëshënuesi më i mirë i grupit kualifikues i Kampionatit Europian 1971 Pas thuajse 50 vjetësh, unë e zbulova se – në kundërshtim me atë që u shkrua gabimisht në shtypin shqiptar të asaj kohe dhe rrjedhimisht edhe në librat shqiptarë që i referohen atij – Agim Fagu nuk arriti në vendin e dytë (89 pikë), në renditjen e shënuesve të grupit kualifikues europian të 1971 në Kaljari (Itali) prapa bullgarit Atanas Golomeev (92 pikë). Por Agim Fagu fitoi renditjen me 91 pikë dhe Golomeev ishte i dytë me 90 pikë. Ju kujtoj se në atë kohë ende nuk ishte koshi 3 pikësh i vendosur nga FIBA në vitin 1984.

Grupi kualifikues i Kaljarit për Kampionatin Europian 1971

29 maj 1971: Italia-Shqipëria 74-59 (43-33).

PIKESHENUESIT: A.Fagu (16), V.Shaka (15), B.Shehu (10), V.Papavangjeli (8), N.Pali (4), V.Gjinaj (2), K.Kasmi (2), R. Rusi (2), Trajner: Feti Borova.

30 maj 1971: Shqipëria-Anglia 92-63 (37- 32)

PIKESHENUESIT: A.Fagu (28), V.Papavangjeli (17), V.Shaka (13), B.Shehu (11), K.Kasmi (6), N.Pali (6), R.Rusi (5), G.Levonja (4), R.Topalli (2).

31 maj 1971: Bullgaria-Shqipëria 102-74 (48-39)

PIKSHENUESIT: A. Fagu (25), V.Shaka (20), B.Shehu (8), V.Papavangjeli (7), N.Pali (6), R.Rusi (6), K.Kasmi (2).

1 qershor 1971: Belgjika-Shqipëria 76-65 (39-40)

PIKESHENUESIT: A.Fagu (22), V.Shaka (15), B.Shehu (8), K.Kasmi (6), N.Pali (6), V.Papavangjeli (6), R.Rusi (2).

Renditja e shënuesve: 1.Agim FAGU (Shqipëria) 91 pikë 2.Atanas GOLOMEEV / Bullgaria) 90 pikë.

RENDITJE

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"