Tri ndeshje brenda, ja kalendari i Partizanit në javët e ardhshme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 20, 2019 | 17:19

Tri ndeshje brenda, ja kalendari i Partizanit në javët e ardhshme

Partizani me fitoren e fundit në Shkodër e ka vetë në dorë bashkëjetesën me kreun, të paktën për tri javët në vazhdim. Kalendari është i ngjeshur në vijim, por edhe fatsjellës në letër për “demat”, pasi kanë tri ndeshje radhazi brenda në shtëpi. Të enjten e 24 tetorit, të kuqtë e mbyllin fazën e parë në shtëpi, ku në orën 16:00 presin Skënderbeun në “Selman Stërmasi”.

partizani shkoder

Katër ditë më vonë, të hënën e 28 tetorit, presin Kukësin, ndeshja hapëse e fazës së dytë. Ndërsa ciklin e tri ndeshjeve radhazi në shtëpi e mbyllin të dielën e 3 nëntorit, ku në “Selman Stërmasi”, ora 17:00, presin Luftëtarin. Me tri fitore në këto ndeshje shtëpie, të kuqtë mund të hedhin një hap konsolidimi për vazhdimësinë.

Java 9

(24 tetor) Partizani-Skënderbeu 16:00

Java 10

(28 tetor) Partizani-Kukësi 18:00

Java 11

(3 nëntor) Partizani-Luftëtari 17:00

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"