Tri ndeshje “bombë”, Laçi i Mezanit luan sezonin në 10 ditë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 7, 2018 | 21:57

Tri ndeshje “bombë”, Laçi i Mezanit luan sezonin në 10 ditë

Pret Partizanin dhe më pas udhëton në Gjirokastër për kampionat, ndërsa më 18 prill luan në Kukës ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë. Laçi i Gentian Mezanit ka tri ndeshje “bombë” në dhjetë ditët e ardhshme, teksa gjithçka nis nesër ndaj të kuqve në shtëpi. Me Luftëtarin që është afruar me vetëm dy pikë nga vendi i tretë, tashmë gara për Ligën e Europës është bërë edhe më e ashpër.

lACI

Gjatë këtij sezoni, kurbinasit kanë dominuar në përballjet me Partizanin, por kjo nuk do të thotë asgjë, pasi gjithçka vështirësohet më tepër në rast se nuk merret një rezultat pozitiv të dielën. Skuadrat vijnë në këtë takim me pikë të barabarta, ndërsa avantazhi i Laçit janë ndeshjet direkte, teksa ka fituar dy herë dhe barazuar në fazën e tretë. Pas humbjes në Durrës për kampionat dhe barazimit pa gola me Kukësin, situata në kampin kurbinas nuk është më e mira. Megjithatë, besimi në ekip është i madh për një start pozitiv të fazës së katërt.

Sa i përket mungesave për kartonë, në klub konfirmojnë se asnjë lojtar nuk ka plotësuar numrin e tyre. Të gjithë janë të gatshëm për trajnerin Mezani, që do të ketë luksin e përzgjedhjes. Madje ka “luftë” për një vend titullari në mesfushë, teksa në ndeshjen e fundit ndaj Kukësit, Kallaku shkëlqeu, duke justifikuar besimin e Mezanit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"