Tri modelet e famshme italiane, foto seksi në Shqipëri në “Prestige Resort”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 22, 2018 | 18:39

Tri modelet e famshme italiane, foto seksi në Shqipëri në “Prestige Resort”

Fundjavën e kaluar në “Prestige Resort”, erdhën për të pushuar tri vajza shumë të bukura. Tashmë nuk është habi apo surprizë, përzgjedhja e këtij Resorti nga emra të njohur nga bota e modës dhe spektaklit jo vetëm shqiptar, por edhe të huaj.

G1

Komforti, ambienti i kuruar deri në detaje dhe kuzhina fantastike, janë arsye që i bëjnë edhe këto vajza të bukura që ta përzgjedhin si destinacionin e preferuar. Raffaella Pastore, Federica Calemme dhe Noemi Del Prete mund të jenë njohur më përpara me njëra-tjetrën, por pushimet në të njëjtin vend, i lidhën akoma më shumë.

Ato i bënë shoqëri njëra-tjetrës dhe shfrytëzuan rastin për të bërë foto në ambientet e Resortit. Fotot e tyre pushtuan rrjetin, nga ku morën edhe shumë komplimenta prej ndjekësve të tyre, të cilët duhet thënë se janë të shumtë. Le t’i njohim pak më mirë se cilat janë vajzat e bukura, që i dhanë më shumë sharm bregdetit tonë.

2791ba06-41a5-4e47-85e0-ff0aaa3d0018

Raffaella Pastore është zgjedhur “Miss Vespa” në vitin 2010. E bukur, bionde dhe me pasion për botën e modës, që në moshën 17-vjeçare ka qenë një modele profesioniste, kohë kur u zgjodh edhe miss. Raffaella ka bërë bujë të madhe verën e kaluar, teksa u shfaq në klipin e këngës “Baila como el Papu”, këngë e cila e bë hiti më i kërcyer në ato kohë dhe ata që nuk e njihnin, u bënë kuriozë për bionden seksi. Këngën e këndonte Alejandro Gomez, këngëtar profesionist dhe sulmues i ekipit të Atalantës. Tashmë, e pagëzuar si modelja nga Como, Raffi ka disa qindra mijëra ndjekës në “Instagram”.

 

a1d42d6a-9f6f-4beb-90dc-eacda48e7024

Federica Calemme ka qenë finaliste e “Miss Italia” në vitin 2017 në moshën 21-vjeçare. Federica është cilësuar si një bukuri e rrallë, brune më lëkurë ngjyrë gruri dhe me sy të shkruar. Është nga Napoli dhe ka një histori dramatike që doli asokohe në media. Me 17 gusht të vitit të kaluar, ajo ishte me pushime në Barcelonë me të fejuarin dhe teksa po shëtiste në trotuar, afër tyre kalon një furgon i bardhë i cili shtyp 13 persona.

Në këtë situatë arritën të shpëtojnë duke u futur në një dyqan me vrap. Federica rrëfen se ka shpëtuar për mrekulli dhe nuk ka arritur ta metabolizojë situatën për një kohë të gjatë. Federica është diplomuar në Gjuhë dhe ka filluar që e retë punojë në botën e modës. Gjithashtu, ajo është shfaqur në një spot për Dolce e Gabanna.  Në vitin 2016 ka marrë pjesë në programin “Stasera tutto è possibile”, te Rai Due.

88ae0f38-f33e-45ef-9ee6-e67db24561e6

Noemi Del Prete ka lindur me 22 tetor 1994. Në faqen e saj në “Instagram” me disa qindra mijëra ndjekës dhe aty prezantohet si konsultente biznesi. Gjithashtu tërheq shumë vëmendjen e ndjekësve me fotot e saj personale tejet sensuale. Noemi, e cila ka sot famë që i kalon kufijtë e Italisë, është një modele profesioniste dhe është zgjedhur ambasadore për një kompanitë famshme ndërkombëtare.

 

G2-1G3G4

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"