Tri javë jashtë fushave, sulmuesi argjentinas i Interit humbet dhe sfidën e parë në Champions

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 7, 2023 | 10:04

Tri javë jashtë fushave, sulmuesi argjentinas i Interit humbet dhe sfidën e parë në Champions

Hoakin Korrea nuk ia doli dot të ishte pjesë e skuadrës në derbi pas dëmtimit të një dite më parë dhe dje janë kryer edhe ekzaminimet për argjentinasin, që kanë evidentuar tërheqjen e muskulit semimembranoz në kofshën e djathtë të sulmuesit.

KORREA

Edhe pse gjendja e 27-vjeçarit do të vlerësohet përsëri në javën e ardhshme, për Korrean parashikohet një mungesë të paktën trejavore që do ta detyrojë Inzagin të bëjë pa të jo vetëm në dy sfidat e radhës në kampionat, ato ndaj Sampdorias dhe Udinezes, por edhe sfidën e fazës së 1/8-ave të Champions League përballë Portos.

Tek Interi shpresojnë që Korrea të rikuperohet për sfidën ndaj Bolonjës më 26 shkurt.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"