Tri humbje radhazi në kampionat, Laçi do kthesën e madhe ndaj Erzenit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 14, 2022 | 11:35

Tri humbje radhazi në kampionat, Laçi do kthesën e madhe ndaj Erzenit

Laçi luan të shtunën në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit, aty ku Erzeni është pritës.

FOTO. F Hazisllari

FOTO. F Hazisllari

Skuadra shijakase ka bërë surprizën e madhe në katër javët e para dhe tashmë kjo sfidë vjen në një prej momenteve më delikate të kurbinasve.

Ekipi i drejtuar nga malazezi Dejan Vukiçeviç vjen pas tri humbjeve radhazi ndaj Partizanit, Egnatias dhe Bylisit.

Një situatë jo pak e vështirë, me bardhezinjtë që duan patjetër kthesën, pasi në të kundërt nga klubi mund të ketë masa drastike.

Në rastin e një tjetër rezultati negativ, i pari që rrezikon është trajneri Vukiçeviç, për të cilin është sezoni i dytë që drejton Laçin.

Malazezi shpreson qëtë mos përsëritet faza e para e vjetshme, ku u largua pas vetëm pesë javësh në drejtim të kurbinasve.

Lojtarët bardhezi janë të ndërgjegjshëm tashmë se nuk u lejohet më hapi fals.

Disa prej tyrekanë pasur probleme fizike dhe ajo që u ndje më tepër në ndeshjene fundit ishte mungesa e mesfushorit Serxho Ujka.

Ky i fundit vendos ekuilibra në mesfushë dhe me treshen Borisjuk-Babatunde-Peterman, Laçi vuajti shumë ndaj Bylisit.

Ndërkohë, ende nuk kadebutuar me fanellën e kurbinasve sulmuesi Vasil Shkurtaj, nga i cili pritet shumë.

Gjendja e tij fizike nuk është akoma në 100% për të qenë i gatshëm që nga minuta e parë. Madje ai nuk u grumbulluar fare në takimin e fundit.

E njëjta gjëndodhi edhe me qendërsulmuesin serb, Xhorxhe Ivkoviç. Rritja e formës së tyre do të jetë një avantazh për kurbinasit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"