Tri hipoteza te Interi. Nevojitet një takim me Zhangun, në horizont qëndron… Alegri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 3, 2020 | 21:30

Tri hipoteza te Interi. Nevojitet një takim me Zhangun, në horizont qëndron… Alegri

Disa trajnerë duhen pranuar ashtu siç janë. Antonio Konte është prototipi perfekt i kësaj kategorie. Dihet se cilat janë benefitet që garanton: aplikim, seriozitet dhe kurë maniakale e detajeve. Por historia e tij mëson se raporti i tij me punëdhënësin nuk është asnjëherë i lehtë. Dhe, pas një sezoni të ndërlikuar, Interi po shikon provat e para.

kONTE

Duke parë statistikat, sezoni i zikaltërve mund të konsiderohet absolutisht pozitiv: 81 gola të realizuar (sulmi i dytë në Serinë A pas Atalantës) dhe vetëm 4 humbje certifikojnë seriozitetin e punës së kryer. Cilat janë tashmë hipotezat e “martesës” mes Kontes dhe Interit?

TRI HIPOTEZA – Sigurisht frazat e drejtpërdrejta të trajnerit e bëjnë të nevojshme një përballje mes vetë trajnerit dhe familjes Zhang, për të gjetur një zgjidhje. Hipoteza më pak e mundshme duket ajo e shkarkimit, për arsye ekonomike të dukshme. Konte ka një pagë vjetore prej rreth 11 milionë eurosh, ku duhen shtuar normalisht edhe kostot e stafit. Për “Suning” do të bëhej fjalë për një shpenzim total afër 50 milionë eurove. Ashtu si të gjitha raportet e respektuara, duhet marrë në konsideratë edhe hipoteza e një “divorci” konsensual.

 

Ose, gjatë bisedës me krerët, mund të jetë vetë Konte që të komunikojë se nuk ekzistojnë kushtet për të vazhduar këtë aventurë. Një frazë që në njëfarë mënyre e preku në konferencën për shtyp pas Bergamos, por që nuk përshtatet me zgjedhjet e mëparshme të tij: heqja dorë nga dy vite kontratë pa një ofertë alternative në dorë është një hap në errësirë që vështirë se konsiderohet i praktikueshëm. Ja përse mundësia më e mundshme është një “paqe e armatosur” mes trajnerit dhe klubit. E armatosur, sepse Konte do të jetë gjithmonë gati të sulmojë kur do të shohë diçka që nuk e kënaq.

zHANG3

Nëse vërtet do të vinte pika e moskthimit, familja Zhang do të duhet të përgatitej për gjetjen e një trajneri që do të mbulonte një situatë të ndërlikuar. Në këtë moment i vetmi profil i besueshëm është ai i Masimiliano Alegrit, i cili në 2014-ën mori pikërisht vendin e Kontes te Juventusi pas “divorcit” të papritur. Duke menduar edhe raportet e mira me Marotën, Alegri mbetet e vetmja alternativë e besueshme. Për t’u përashtuar zgjedhje të rastit (siç bëri Erik Tohir me Frenk de Bur). Gjithçka do të vendoset pas një komunikimi të shëndetshëm mes Kontes dhe klubit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"