Tri firma pezull, Apolonia “flirton” dhe ish-sulmuesin e Teutës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 22, 2019 | 18:28

Tri firma pezull, Apolonia “flirton” dhe ish-sulmuesin e Teutës

Grupi B i Kategorisë së Parë për se zonin 2019-2020 mbetet interesant, pavarësisht konfiguracionit të lehtë në dukje. Çdo gjë ndodh nga çudirat e ndarjeve dhe riformatimeve të përvitshme, pa një kriter të qartë.

Apolonia2

Pa hyrë në hollësi, mjafton të përmendim një nga rastet më të pashpjegueshme: Shënkollin, që sezonin 2017-2018 u zhvendos nga Grupi A në Grupin B, sepse krijonte “nepotizëm” sportiv me Besëlidhjen, ngaqë i përkisnin së njëjtës bashki. Më pas u rikthye në Grupin A, ku luante edhe Besëlidhja dhe në sezonin 2019- 2020 kalon sërish në Grupin B për të njëjtin motiv.

Përtej kësaj, Grupi B këtë sezon nuk ka më ekipe me shumë diferencë në pamje të jashtme, sepse mungon Tirana e para dy vjetëve apo edhe Bylisi i vjetshëm. Por, kjo nuk do të thotë se bie gara, përkundrazi. Diferencat e pakta bëjnë që çdo ekip “të ndezë motorët” e merkatos verore për të krijuar avantazhin cilësor ndaj rivaleve për objektivin e Superligës.

Besa, Lushnja, Apolonia dhe Elbasani janë ekipe me histori. Edhe Pogradeci dhe Iliria kanë pjesëmarrje, paçka modeste, në kampionatin elitar, ndërsa Orikumi, Turbina, Shënkolli dhe Devolli do të kërkojnë suksesin historik.

SITUATA TEK APOLONIA – Vetëm një firmë zyrtare: Erisildo Smaçi. Në provë janë 4 të rinj, që pak gjasa kanë të qëndrojnë dhe i vetmi premtues mbetet qendërsulmuesi 18-vjeçar Jeton Krasniqi. Trajneri Mërgjyshi është në “ethe” për përforcimet, çka do t’i krijonte qetësi për fazën përgatitore.

Apolonia-Tomori

Gjithsesi, menaxherët e klubit po avancojnë drejt marrëveshjeve definitive për të sjellë tek Apolonia lojtarë cilësorë. Pistat e sigurta (do të testohen nga Mërgjyshi) mbeten 4 ekuadorianët dhe 3 brazilianët, teksa sot priten testime dhe përgjigje edhe nga së paku 3 lojtarë të tregut vendës.

KLEJDIS BRANICA – E ka kthyer gati në “telenovelë” vendimin e tij sulmuesi peqinas. I kërkuar nga disa ekipe të Kategorisë së Parë gjatë kësaj vere, shënuesi më i mirë i sezonit të kaluar tek Egnatia, ka deklaruar për gazetën tonë se vlerëson mbi të gjitha një projekt serioz dhe në këtë pikë ka evidentuar Apoloninë. Ende asgjë konkrete mes dy palëve, bisedimet vazhdojnë.

Branica

GELANDO SHARAVOLLI – Mesfushori beratas nuk e ka rrugën aq “të shtruar” si dikur, përpara 5 sezonesh, kur po trajneri Mërgjyshi e kërkoi tek Apolonia, po “operacioni” nuk u realizua. Këtë të hënë Sharavolli pritet të mbërrijë në Fier, ku së pari do të testohet gjendja e tij dhe më pas do të ketë një vendim.

Tomori

ERI LAMÇJA – Sulmuesi elbasanas “ka flirtuar” edhe vjet me Apoloninë. Ka luajtur për Elbasanin, Teutën, Luftëtarin dhe sezonin e fundit kaloi një periudhë jo fort të favorshme te Drita e Gjilanit së pari e pastaj te Bylisi.

Lamcja Drita

Sulmuesi 25-vjeçar është tanimë një lojtar i lirë, por ende nuk ka dhënë një përgjigje definitive për fierakët.

BUJAR RAMA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"