Tri dilema për formacionin anti-Laçi, ja cilët priten të jenë titullarët e Tiranës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 18, 2019 | 13:11

Tri dilema për formacionin anti-Laçi, ja cilët priten të jenë titullarët e Tiranës

Kur duhen edhe më pak se 30 orë nga sfida mes Tiranës dhe Laçit, Ardian Mema e ka akoma mendjen lëmsh për sa i përket formacionit. Gjithmonë nëse nuk mbulon gjithçka vetë.

Tirana

Trajneri dje vuri në jetë një formacion me disa ndryshime, ku për herë të parë Karabeci mund të luajë nga minuta e parë pas shumë muajsh në vend të Çelhakës. Hoxhallari kthehet majtas në mbrojtje. Djathtas pritet të luajë Doka. Osmani dhe Imami plotësojnë katërshen para Likës. Gjithsesi, në vend të Dokës, Mema ka dilemën e dytë, që quhet Kristi Vangjeli. Dilema e tretë është krahu i majtë, që luhet mes Kalesë dhe Halilit.

tirana

Mema duhet të vendosë, ndërsa Kobina, Hasani Batha janë të sigurt në formacion. E reja vjen nga sulmi ku do të luajë nga minuta e parë Ismael Dunga. Keniani nuk e sheh vendin e titullarit në kampionat prej ndeshjes me Luftëtarin. Eksperiment apo vendim i Memës, kjo mbetet për t’u parë. E sigurt është që Tirana do të kërkojë fitoren në sfidën me Laçin të shtunën pasdite në “Selman Stërmasi”.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"