Trepça ’89 mposht Gjilanin, Arbëria triumf në frymën e fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2020 | 16:20

Trepça ’89 mposht Gjilanin, Arbëria triumf në frymën e fundit

Gjilani është mundur në transfertë 3-0 nga Trepça ’89. Për Gjilanin  kjo është humbja e tretë rradhazi pas asaj ndaj Arbërisë dhe në derbin ndaj Dritës.

trepca

Për Trepçën ’89 kanë shënuar Muja me penallti në minutën e 21′, Sie në minutën e 77’ dhe takimin e mbylli goli i Nimanit në minutën e 84’.

Gjilani renditet në vendin e 4 me 23 pikë të grumbulluara, ndërsa Trepça ’89 klasifikohet në vendin e 7 me 20 pikë.

Arbëria i mjaftohet golit të Bytyqit në frymën e fundit duke mundur minimalisht skuadrën e Drenicës.

Aktualisht skuadra e Arbërisë klasifikohet në vendin e 6 me 20 pikë të grumbulluara, ndërsa Drenica në vendin e 8 me 18 pikë.

Ndeshjet e luajtura në Superligën e Kosovës –

TREPÇA ’89 3-0 GJILANI

Muja 21’, Sie 77’, Nimani 84’

ARBËRIA 1-0 DRENICA

Bytyqi 89’

Renditja e Superligës së Kosovës –

superliga e kosoves

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"