Trembin Bicaj dhe Murataj, Dovedan: Me Partizanin luajmë për gjithçka

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 22, 2020 | 9:32

Trembin Bicaj dhe Murataj, Dovedan: Me Partizanin luajmë për gjithçka

Sikur të mos mjaftojnë mungesat e sigurta të Goxhajt, Ndrecës dhe Peposhit, Bylisi “goditet” pak orë para ndeshjes me Partizanin edhe nga një gjendje gripale që po kalojnë dy titullarët Ditmar Bicaj dhe Valentino Murataj. Dje ata kanë përfunduar duke marrë serum në një nga spitalet e kryeqytetit. Tashmë mbetet për t’u parë gjendja e tyre, nëse do të jenë sot të gatshëm apo do të mungojnë.bylisii

Ndërkohë, trajneri Veljko Dovedan ka folur për “Panorama Sport”, duke theksuar se skuadra e tij do të luajë pa frikë në Tiranë. “Partizani është ekipi kampion në fuqi, por ne e vlerësojmë dhe e respektojmë si kundërshtar radhe. Personalisht e kam në mentalitet që çdo skuadër e vlerësoj, kudo ku luajmë, për më tepër në Kategorinë Superiore ka pak diferenca, por edhe për faktin se jemi shumë afër me pikë.

Ndoshta kemi merituar edhe më shumë po të bazohesh te loja dhe rastet, por futbolli kështu e ka. Tashmë duhet të mendojmë për të përballuar më së miri kundërshtarin e radhës dhe, pse jo, të fitojmë”, – u shpreh fillimisht Dovedan.

E KALUARA – Bylisi është si një “mace e zezë” për të kuqtë e kryeqytetit. Ballshiotët i kanë hequr titullin Partizanit në vitin 2015. Megjithatë, trajneri Dovedan thotë se përballjet ndryshojnë nga njëra-tjetra. “Luajmë për herë të tretë me Partizanin, por takimet janë ndryshe nga mënyra e përgatitjes dhe jo vetëm. Çdo ndeshje ka specifikë të veçantë, kështu që edhe kjo sfidë na gjen ndryshe, pasi tani Partizani është në formë dhe gara për më tepër është në kulmin e saj. Ne do të hyjmë në fushë të fitojmë”, shtoi trajneri.veljko dovedan

SITUATA – Ballshiotët do të kenë mungesa titullarësh, por trajneri beson te grupi që ka në dispozicion. “Jemi mësuar me mungesat, tashmë ne duhet të fitojmë, të japim dhe të marrim më të mirën. Kam lojtarë me kualitet edhe në stol, si dhe të rinj të talentuar. Në këtë ndeshje do të luajnë lojtarët më në formë për të dalë me pikët e plota”, përfundoi Dovedan.

Bylisi pritet që të bëjë disa lëvizje ndaj të kuqve, detyruar edhe nga mungesat. Në të djathtë të mbrojtjes rikthehet Visente Mercedes, ndërsa majtas do të spostohet Hadroji. Nëse Bicaj nuk ia del, atëherë titullar do të jetë Janku.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"