Trembëdhjetë ndeshje pa pushim, ja si do të veprohet te Interi për angazhimet e afruara

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 9, 2020 | 11:20

Trembëdhjetë ndeshje pa pushim, ja si do të veprohet te Interi për angazhimet e afruara

Nëse lojërat do të rinisin, kur të rinisin, nuk do të jetë fundi klasik i një kampionati. Parashikohet një turne i shkurtër, do të ndikojë jo forca e 11-shes titullare, por tërësia e grupit. Për Interin nuk do të jetë një “territor” i paeksploruar, por megjithatë mund të rezervojë surpriza. Zhvillimi i 12 ndeshjeve të fundit (13 për zikaltrit) në një periudhë kohe të afruar do të imponojë rrotacionin. Antonio Konte po përdor këto ditë pushimi të forcuar për të studiuar të dhënat e pjesës së parë të sezonit.Inter

Eksperienca e këtyre muajve i mëson që shpesh programet bien poshtë për shkak të emergjencave, por sot, kur të gjithë janë në gatishmëri, është një “armë” që duhet përdorur. Kështu trajneri duhet të studiojë një Inter “në fuqi të tretë”: tre kategori lojtarësh, nga një për çdo kompeticion ende në lojë. Në fund, sigurisht, fjalën e fundit do e thotë fusha e “Appiano Gentile”-s, kushtet e momentit dhe efektet e stërvitjeve të gjata në distancë.

RROTACIONE – Megjithëse kushtet janë të gjitha. Merkato e fundit, ajo e janarit, ka shtuar cilësinë dhe zgjedhjet: nuk ndodhemi me siguri në nivelet e “dopio-skuadrës”, por në disa role është krijuar një bollëk që lejon edhe rrotacionin: edhe Konte ka në skuadër “dopiot” e tij cilësorë. Gjatë përmirësimit të mekanizmave aktualë, duhet menduar edhe për përfshirjen e elementëve të rinj, me shembull kryesor Eriksenin. I cili është pjesë e një mesfushe që mund të thuhet edhe se ka një mbipopullim: kështu gjatë stafetës së kohëve të fundit, më i përdoruri ka rezultuar pikërisht danezi dhe Vesino, ku do të shtohen edhe të riaftësuarit Barela dhe Sensi.Inter-Milan-AP_571_855

PUSHIM – Përtej opsioneve të nivelit të parë, si në çdo grup, dikush luan më shpesh se të tjerët: si dyshja Lukaku-Lautaro, për shembull. Por, edhe atyre u nevojitet pushim, ndaj duhet të ngjitet në katedër edhe Aleksis Sançez për t’i garantuar pak pushim titullarëve. Një “rutinë” ku mund të marrë pjesë edhe Biragi si zëvendësues i Jangut, apo D’Ambrozio për të mos mbingarkuar Shkriniarin. Mos harrojmë as Ranokian, Borha Valeron, Azamoahn, ose Espoziton.

STAKANOVISTËT – Në fund vijnë përjashtimet, për të cilët diskutimi i angazhimeve të ngjeshura thuajse duhet të injorohet: Handanoviç “duhet” të luajë gjithmonë, ashtu siç mund të bëjë edhe De Vraj. Arsyeja për të cilën holandezi do të jetë më rrallë pjesë e rrotacionit është i dyfishtë: prania dhe rendimenti i tij i vazhdueshëm i japin siguri të gjithë mbrojtjes, por Konte në të kaluarën ka shpjeguar se roli si “libero” i jep mundësi të luajë shumë minuta me një ngarkesë fizike të limituar.Konte

Do të durojë edhe Brozoviç: kroati ka treguar, megjithatë, se di të vrapojë shumë, duke drejtuar klasifikimin e kampionatit për kilometra të përshkuar. Do të vazhdojë të jetë ai zemra dhe motori i skuadrës. Edhe në 13 ndeshjet e fundit.

Përgatiti: LEDIO NASE-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"