“Treguam se jemi luanë”, Herolind Shala pas barazimit me Greqinë: Kishim mundësi të fitonim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 15, 2020 | 16:09

“Treguam se jemi luanë”, Herolind Shala pas barazimit me Greqinë: Kishim mundësi të fitonim

Herolind Shala ka thënë pas ndeshjes së djeshme se Kosova ka pasur mundësi ta fitojë me rastet që ka pasur. Mesfushori deklaroi se skuadra ka mundësi të bëjë gjëra të mëdha në të ardhmen nëse luan e bashkuar.
Mandatory Credit: Photo by MOSCHANDREOU PANAGIOTIS/EPA-EFE/Shutterstock (10954707c) Kosovo's Herolind Shala (C) in action during the UEFA Nations League soccer match in Athens, Greece, 14 October 2020. Greece vs Kosovo, Athens - 14 Oct 2020

“Sot (dje) kemi luajtur të gjithë me zemër. Kemi luftuar si luanë dhe e arritëm qëllimit për të mos dalë pa pikë, edhe pse i kishim mundësitë të fitojmë. Jemi të kënaqur me lojën dhe disiplinën taktike që patëm. Mendoj se kemi funksionuar mirë si ekip, duke luajtur me përqendrim. Na duhet vetëm mbështetje, sepse bashkë mund ta kthejmë pozitivitetin dhe gëzimin që kemi pasur më herët”, deklaroi për “SuperSport” pas ndeshjes titullari i mesfushës së Kosovës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"