“Treguam karakter ndaj Partizanit”, Mezani pas fitores: Të gjithë djemtë bënë detyrën, i përgëzoj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 6, 2023 | 21:16

“Treguam karakter ndaj Partizanit”, Mezani pas fitores: Të gjithë djemtë bënë detyrën, i përgëzoj

Laçi mposhti me përmbysje sot Partizanin në ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të të Kategorisë Superiore. Pas sfidës foli edhe trajneri i kurbinasve, Gentjan Mezani. Ai u shpreh i lumutur për fitoren dhe përgëzoi djemtë e tij.

bandicam 2023-02-06 21-07-54-154

“Unë mendoj që po luanim në momentin që pësuam, në ndryshim nga Teuta se ishim të papërqëndruar, është e pafalshme të pësojmë gol dhe që më pas duhet të harxhojmë shumë energji për ta kthyer sfidën, por më vjen mirë që kthejmë rezultatin dhe treguam karakter ashtu si kundër Teutës. Kjo fitore na ndihmon ndaj një skuadre që është pretendte për titull, duhet të mbaj djemtë me këmbë në tokë, jemi të kënaqur me rezultatin, duhet të rregullojmë disa gjëra në mbrojtje. I kisha kërkuar futbollistëvë që të ishin në mbrojtje, por nuk ishin në momentin e që Da Silva shënoi gol, përpos atij gabimi, Ujka reagoi mirë, e ka ndihmuar shumë skuadrën, edhe pse në ato momente na kapën në befasi. Të gjithë bënë detyrën siç punuam gjatë javës për ti bërë ballë Partizanit, janë për tu përgëzuar dhe do të shohim gabimet për ti rregulluar”, u shpreh Mezani gjatë një prononcimi për “Oversport”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"