Tregoi një formë të shkëlqyer, mesfushori i Shpresave shpallet lojtari më i miri i sezonit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 20, 2020 | 11:21

Tregoi një formë të shkëlqyer, mesfushori i Shpresave shpallet lojtari më i miri i sezonit

Mesfushori i Kombëtares U-21, Arbnor Muçolli, zhvilloi një sezon të shkëlqyer në Danimarkë, në edicionin që lamë pas.

mucolli

Pikërisht për këtë arsye, ai është zgjedhur si lojtari më i mirë i sezonit në ligën e parë daneze, aty ku aktivizohet me skuadrën e Vejle.

Këta të fundit nëpërmjet një postimi në faqen e tyre zyrtare, njoftojnë se Muçolli është shpallur si lojtari më i mirë i sezonit që lamë pas. 21-vjeçari u aktivizua në 26 ndeshje gjatë gjithë sezonit, ku arriti të shënojë edhe 7 gola, me skuadrën e tij që u ngjit në elitën e futbollit danez.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"