Tre transferta radhazi, Partizanin e pret një kalendar “ferri”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 21, 2018 | 18:40

Tre transferta radhazi, Partizanin e pret një kalendar “ferri”

Partizani ka mundësi të marrë frymë pas fitores me Flamurtarin, pasi ndërprerja e kampionatit u vjen në ndihmë për të pushuar pak.

partizani

Por në rikthim, Partizanin e pret një kalendar “ferri”, pasi duhet të luajnë tri ndeshje radhazi në transfertë.  Fillimisht e nisin me transfertën e Kamzës, më 28 mars, më pas marrin rrugën për në Laç dhe e mbyllin me duelin me Kukësin në “Zeqiri Ymeri”. Rezultatet në këto takime mund të flasin shumë për objektivin europian të Partizanit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"