Tre “Topa të Artë”, Van Basten: Nejmar e ekzagjeron me teatrin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 13, 2018 | 10:38

Tre “Topa të Artë”, Van Basten: Nejmar e ekzagjeron me teatrin

I vënë në qendër të kritikave, jo vetëm për dështimin e Brazilit, por më së shumti për skenat që ka bërë në fushën e lojës, Nejmar nuk u ka shpëtuar kritikave as të një njeriu që ka fituar tri herë “Topin e Artë”.

Van Basten

Legjenda holandeze Marko Van Basten ka kritikuar brazilianin për çfarë ka treguar gjatë këtij kompeticioni. “Nëse bën shumë skena, sigurisht që nuk të vjen në ndihmë kjo gjë. Megjithëse është gjithmonë mirë që të kesh një sens humori, kur njerëzit mund ta përdorin pozitivisht, ka gjithmonë një masë”, është shprehur holandezi. Ai është pyetur edhe për rrotullimet në fushë që bëri braziliani. “Nuk është aspak pozitive një sjellje e tillë. Në momentin që sjellja ekzagjerohet, harrohet edhe goditja që ai mund të ketë marrë vërtet. Nejmar duhet ta kuptojë këtë gjë”, ka deklaruar Van Basten, fituesi tri herë i “Topit të Artë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"