Tre titullarët e Kukësit humbasin sfidën ndaj Laçit, trajneri Longo grumbullon 2 futbollistë nga ekipi U21

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 24, 2021 | 14:57

Tre titullarët e Kukësit humbasin sfidën ndaj Laçit, trajneri Longo grumbullon 2 futbollistë nga ekipi U21

Të hënën Kukësi do të ketë provën “gjenerale” ndaj Laçit, për të parë forcën reale të kësaj skuadre në kampionat. Dy fitoret e para dhe kryesimi me pikë të plota kanë bërë që të mos mungojnë elozhet për ekipin e drejtuar nga italiani Longo, por gjithsesi në letër kanë pasur dy kundërshtarë që ishin të kalueshëm.

KUKESI 1

Mirëpo, për fat të keq, në përballjen me kurbinasit, verilindorët do të vijnë të sakatuar dhe thuajse pa gjithë repartin e mbrojtjes, i cili duhet ribërë nga e para për këtë sfidë. Lulaj, Hila dhe Ndreca kanë pësuar dëmtime të lehta në ndeshjen me Kastriotin dhe nuk do të jenë të gatshëm për italianin.

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, klubi verilindor ka bërë me dije se Edison Ndreca, Ardit Hila dhe Bruno Lulaj janë munhesat e ekipit për këtë javë për shkak dëmtimi, teksa po kryejnë seanca rikuperimi në një klinikë private. Kësisoj trajneri Longo ka afruar me ekipin e parë dy futbollistët e ekipit U21, Rigels Cani dhe Klejsi Skënderi.

NJOFTIMI I KLUBIT: 

Ekipi ka zhvilluar paraditen e sotme stërvitjen e radhës në prag të ndeshjes së javës së tretë ndaj Laçit. Për shkak të mungesave, trajneri Longo ka afruar me ekipin e parë dy futbollistët e ekipit U21, Rigels Cani dhe Klejsi Skënderi.
Edison Ndreca, Ardit Hila dhe Bruno Lulaj janë munhesat e ekipit për këtë javë për shkak dëmtimi, teksa po kryejnë seanca rikuperimi në klinikën Milano Medical Center.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"