Tre shqiptarë në fushë, djali i Rudi Vatës debuton me gol në fitoren e Irlandës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 21, 2019 | 23:22

Tre shqiptarë në fushë, djali i Rudi Vatës debuton me gol në fitoren e Irlandës

Debutim tepër pozitiv me fanellën e Irlandës U-15 për djalin e ish-kapitenit të Kombëtares, Rudi Vata. Roko u aktivizua titullar në sfidën ndaj Polonisë, teksa arriti të gjente rrugën e rrjetës në triumfin 2-1.

roko-vata

Pas një 11-metërsh të shpërdoruar nga shoku i skuadrës, Roko Vata, e ndoqi mjaft bukur aksionin, teksa arriti ta shtynte topin drejt rrjetës.

14-vjeçari nuk ishte shqiptari i vetëm i aktivizua me fanellën e Irlandës, teksa në fushën e lojës, ishin edhe 2 futbollistë të tjerë me origjinë shqiptare, bëhet fjalë për Justin Ferizajn dhe Kevin Zefin. Ky i fundit,  ashtu si Vata, u bë protagonist, duke shënuar golin e dytë, teksa i dhuroi fitoren irlandezëve në përballjen miqësore ndaj Polonisë.

Irlanda U15

Vlen për t’u theksuar se djali i Rudi Vatës, në përballjen e sotme, mbajti fanellën me numrin 10! Një numër që zakonisht iu besohet lojtarëve që bëjnë diferencën në fushë!

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"