Tre përforcime nga Kategoria e Parë, Çaushllari i premton besnikëri Maliqit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 6, 2017 | 10:47

Tre përforcime nga Kategoria e Parë, Çaushllari i premton besnikëri Maliqit

Edhe pse do afërsisht dy muaj të startojë kampionati, skuadra e Maliqit ka nisur përgatitjet për sezonin e ri 2017-2018.

Maliqi stervitje

Miho dhe Haruni janë dy futbollistët e parë të larguar, ndërsa pjesa tjetër e grupit pritet të qëndrojë e pandryshuar. Trajneri Malësija me stafin e tij janë duke punuar për afrimet e reja në merkato, ku në javët e ardhshme priten tre përforcime cilësore nga Kategoria e Parë.

Maliqi

Në një prononcim për “Panorama Sport” kapiteni Fransi Çaushllari, i cili ishte një nga futbollistët më të dalluar në sezonin e kaluar i ka premtuar besnikëri skuadrës duke “injoruar” në një farë mënyre ofertat e mbërritura drejt tij. “Jam shumë i lumtur që rifilluam stërvitjen. Sa më shumë të stërvitemi aq më të fortë bëhemi.

19758318_10213471559531352_41147335_n

Forca e grupit ka qënë arma jonë kryesore, uroj dhe shpresoj që këtë sezon të jemi të bashkuar si një familje e madhe me një mision të përbashkët që është ngjitja në Kategorinë e Parë. Dua të them që kam pasur disa oferta nga Kategoria e Parë, por pas një bisede me trajnerin vendosa të qëndroj për të kontribuar për qytetin tim.

Fransi vs Delvina

Gjërat janë duke ecur në rrugën e duhur, projekti i klubit është me të vërtet serioz, tani gjithçka ngelet në dorën tonë. I kemi të gjitha shanset dhe mundësitë që ketë vit të shkruajmë historinë” , deklaroi Çaushllari.

ILDI MEROLLI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"