“Tre për një”, strategji zikaltër për të mbajtur Rafinjën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 16, 2018 | 15:46

“Tre për një”, strategji zikaltër për të mbajtur Rafinjën

Një nga formulat më të përdorura në supermarkete, mund të jetë edhe zgjidhja e Interit për merkaton e verës së ardhshme.

inter u 19

Klubi zikaltër qëndron me besim që të kryhen tri shitje në mesfushë, të cilat do i lejojnë kështu të financojë, së bashku me kualifikimin në Champions, blerjen e Rafinjës, brazilianit të ardhur gjatë janarit nga Barcelona në huazim, me të drejtë blerjeje të fiksuar në 35 milionë(plus 3 si bonuse).

një përforcim, që po tregon se sa mund të jetë i dobishëm në të tashmen, por mbi të gjitha, në optikën e Interit të së ardhmes. (plus 3 si bonuse): një përforcim, që po tregon se sa mund të jetë i dobishëm në të tashmen, por mbi të gjitha, në optikën e Interit të së ardhmes.

FC Internazionale v FC Crotone - Serie A

“KANDIDATËT” – Tre profilet që drejtuesit zikaltër shpresojnë të shesin janë, sipas radhës, Kondogbia, Zhoao Mario e Brozoviç.

Dy janë larguar, por përmes formulës së huazimit, duhet të bindin respektivisht, Valencian e Uest Hemin. Mesfushori francez kaloi në verë në La Liga dhe klubi spanjoll ka ndaj tij të drejtën e blerjes për 25 milionë euro, brenda 31 majit.

Xhofrei po i bind të gjithë në Spanjë, së fundmi i ka gjetur të birit shkollën për vitin e ardhshëm dhe zikaltrit nga ai do arkëtonin një plusvalencë të rëndësishme (rreth 6 milionë, pa harruar pagën prej 7 milionësh bruto në vit).

Zhoao Mario Inter

Zhoao Mario kaloi tek Uest Hemi, me të njëjtën formulë si “ish”-i i Monakos: Interi, që e pagoi 40 milionë euro për ta marrë nga Sportingu i Lisbonës, do u kërkojë anglezëve së paku 30 që, së paku, të mos pësojnë një minusvalencë.

Dhe i fundit, Brozoviç: kroati ka një klauzolë shitjeje prej 50 milionë eurosh, shumë e paimagjinueshme për t’u kërkuar, për dikë që ka pasur një rendiment, në mos në rënie, jo konstant. Interi mund të “kënaqet” me 20 milionë, gjithmonë nëse Marselo do zhvillojë një Botëror “magjepsës” në Rusi.

brozovic

NJË SIGURI – Përtej “ëndrrave”, zikaltrit në qershor do kenë në dorë 11 milionë (plus 2 si bonuse) të sigurta në arkë: shumë që, këtë verë, Valencia do duhet të paguajë për Xhejson Murijon, i kaluar në Spanjë gushtin e kaluar. Merkatoja e 2017-ës do sjellë frytet e saj në 2018-ën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"