Tre mungesa për Skënderbeun, Daja vendos formacionin anti-Kamza

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 19, 2017 | 11:13

Tre mungesa për Skënderbeun, Daja vendos formacionin anti-Kamza

Një ditë përpara ndeshjes së sotme ndaj Kamzës, trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, thuajse e ka ndarë mendjen për 11-shen që do të zbresë në fushën e lojës nga minuta e parë. Në fakt, ky formacion është paksa i kushtëzuar edhe nga tri mungesa, ku sigurisht dy më të rëndësishmet janë Lilaj dhe Jashanica. Për sa u përket të tjerëve, të gjithë janë gati për takimin e orës 17:00.

skenderbeu

Risia është Gjergji Muzaka, lojtar që shënoi golin e barazimit ndaj Flamurtarit dhe që do të rikthehet në fushë si titullar. Në seancën e fundit, stafi vendosi për këtë formacion: Shehi në portë; Vangjeli, Radas, Aliti dhe Mici në mbrojtje; Tefik Osmani do të bëjë shkatërruesin, ndërsa Taku e Muzaka plotësojnë mesfushën; Xhejms dhe Gavazaj nga krahët dhe Soue në majë plotësojnë sulmin.

formacioni skenderbeu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"