Tre muaj pa fitore, Bylisi do kthesën në Gjirokastër. Ja si pritet rreshtimi i ballshiotëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 8, 2020 | 9:00

Tre muaj pa fitore, Bylisi do kthesën në Gjirokastër. Ja si pritet rreshtimi i ballshiotëve

Ballshiotët kanë përfunduar dje përgatitjet dhe më pas janë grumbulluar, stafi dhe skuadra, në prag të sfidës me Luftëtarin në orën 14:00 në stadiumin e qytetit të Gjirokastrës. Bylisi shkon në këtë transfertë për herë të dytë, ndërsa sfida e parë ka përfunduar 0-0. Ballshiotët do të kërkojnë marrjen e 3 pikëve edhe për të ruajtur pozitat në renditje, ndërsa në dukje sfida paraqitet mjaft delikate.bylisii

Kjo, për faktin se Luftëtari, edhe pse thuajse duket me një këmbë në Kategorinë e Parë, po luan futboll të drejtë në çdo fushë. Trajneri Dovedan do ta ketë skuadrën e plotë me përjashtim të Ujkës, ndërsa në këtë sfidë shkohet me një rekord të këtij sezoni, tetë javë pa fitore.

Formacioni – Ballshiotët, nisur edhe nga rikthimet e disa titullarëve, pritet të mos bëjnë shumë ndryshime. Ndoshta vetëm ndonjë riparim në mbrojtje apo dhe në mesfushë. Nuk është çudi që skuadra t’u rikthehet skemave të pjesës së parë me Goxhajn gati apo edhe me Peposhin e Ndrecën të rikthyer. Siç edhe tha trajneri Dovedan pas sfidës me Laçin, në vend të Hidit mund ta nisë si titullarë Miraka, ndërsa Goxha pritet që të zërë vend në mbrojtje.

Pa harruar edhe Barjamajn që mund të jetë titullar, bashkë me Saliu Guindonë. Pikërisht, ashtu si skuadra ka luajtur në pjesën e parë të këtij sezoni. Gjithsesi, ballshiotët do të kenë me vete në Gjirokastër tërë skuadrën, një shenjë kjo edhe për të qenë sa më të bashkuar. Skema me dy sulmues nuk ka funksionuar, ndaj edhe trajneri i ballshiotëve ka menduar që të ruajë forca edhe për pjesën e dytë të sfidës në Gjirokastër.bylisi

Llogaritë – Sot Bylisi kërkon të nisë kthesën, aq më tepër që në dy ndeshjet e radhës luan në fushën e vet. Fillimisht Tirana e më pas Teuta, pa harruar edhe Kupën e Shqipërisë me Skënderbeun. Në Ballsh kanë nisur që të bëjnë llogaritë. Për koincidencë, ballshiotët fitoren e fundit e kanë me Luftëtarin që nga 22 dhjetori i vitit të shkuar. Pra, dy muaj e gjysmë pa një trepikësh në kampionat!

Capture

Erjon Saliu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"