Tre muaj mjaftojnë për t’u kthyer në idhull, tani thirreni “Hykaçu”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 22, 2017 | 16:35

Tre muaj mjaftojnë për t’u kthyer në idhull, tani thirreni “Hykaçu”

Nuk quhet më Jahmir Hyka, tani thërriteni të gjithë “Hykaçu”. Kjo është nofka që tifozët e San Hoze Ërthkuejks i kanë vënë mesfushorit shqiptar dhe prej disa javësh, edhe mediat me prestigjioze në SHBA i referohen 29-vjeçarit në këtë mënyrë.

hykacu

Vetë faqja e zyrtare e MLS-së ka shpjeguar se gjithçka ishte ide e një fansi të vogël të San Hoze, Aleks Ibarra, i cili hapi një parullë ku shfaqej Pikaçu, personazhi i Pokemon, me fanellën me numrin 10 të futbollistit shqiptar.

Jahmir Hyka

Hyka shënoi në atë ndeshje dhe bëri të njëjtën gjë edhe në takimin tjetër kur Aleks erdhi në stadium me të njëjtën parullë.

hykacu2

Kur mesfushori iu afrua tribunës për të përshëndetur këtë tifoz të veçantë dhe për t’i dhuruar fanellën e tij, e gjithë tribuna në kor thërriti emrin “Hykaçu”. Që nga ai moment, kjo është nofka me të cilën të gjithë thërrasin futbollistin shqiptar, të cilit iu deshën vetëm 3 muaj për t’u kthyer në një nga emrat më të njohur të kampionatit amerikan të futbollit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"