Tre miqësore për Vllazninë, zbulohen kundërshtarët e shkodranëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 6, 2020 | 10:40

Tre miqësore për Vllazninë, zbulohen kundërshtarët e shkodranëve

Kanë marrë fund pushimet e festave të fundvitit për Vllazninë, pasi skuadra shkodrane ka zbritur ditën e djeshme në fushën e blertë.

Jonuz Vllaznia

Shkodranët do ta kryejnë fazën përgatitore në Ohër, aty ku do të bëhen gati për pjesën e dytë të sezonit, që do të jetë më e ngarkuar, pasi do të luhet edhe për Kupën e Shqipërisë.

miqesore

Klubi gjatë kësaj faze përgatitore do të kryejë edhe tre sfida miqësore. Pogradeci, Struga dhe Bylisi do të jenë tre kundërshtarët e shkodranëve. Ndeshje do të zhvillohen në datat: 11, 14 dhe 16 janar, respektivisht.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"