Tre lojtarë të Juventusit irritojnë tifozët, shikoni çfarë bëjnë pas ndeshjes me Parmën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 21, 2020 | 12:15

Tre lojtarë të Juventusit irritojnë tifozët, shikoni çfarë bëjnë pas ndeshjes me Parmën

Fitorja e së dielës dhe 4 pikët distancë nga Interi nuk kanë bërë që të gjithë lojtarët e Juventusit të ishin me humor të mirë pas sfidës me Parmën.121241561-87f06905-8963-4cbd-bb50-4c9e95dc833a

Ne fakt Higuain, Kuadrado dhe Pjaniç janë shndërruar në protagonistë të një episodi që po ngjall diskutime në rrjetet sociale.

Tre lojtarët nuk kanë preferuar t’i bashkohen përshëndetjes në grup për tifozët dhe veprimi i tyre është vënë re nga shokët e tjerë si Shezni, Bonuçi, Ronaldo e Matuidi që e kanë ftuar treshen të kthehet.

E vërteta nuk dihet, teksa hipoteza ka shumë e njëra mes tyresh është pasimi i munguar i Ronaldos në minutat e fundit, një veprim që e ka mërzitur Higuainin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"