Tre gola dhe një asist në 4 ditë, mesfushori i Shpresave po shkëlqen në Angli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 28, 2021 | 0:01

Tre gola dhe një asist në 4 ditë, mesfushori i Shpresave po shkëlqen në Angli

Anis Mehmeti, mesfushori 20-vjeçar shqiptar, pjesë e përfaqësueses Shpresa, po shkëlqen në kampionain anglez të futbollit dhe në këtë sezon me Uajkomb jo vetëm po luan titullar, por edhe po lë shenjë me gola e asiste. Paraqitjet e lojtarit kanë ndihmuar klubin e kategorisë së tretë angleze të marrë rezultate të rëndësishme pasi aktualisht ndan vendin e parë me Uigan dhe Rotherhem.

mehmeti

Sot, përballë Shefilldit të Florian Kamberit, Mehmeti shënoi golin e avantazhit për Uajkomb, në sfidën e cila u mbyll me barazimin 2-2 duke i dhënë një pikë të rëndësishme klubit në transfertë.

Për Mehmetin, goli i sotëm çoi në 3 bilancin e golave në javën e fundit, pasi në mesjavë kishte shënuar edhe dy të tjerë ndërsa kishte dhënë edhe një asist në suksesin 3-0 ndaj Plajmuth.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"