Tre fitore radhazi, Partizani kërkon përsëritjen e rekordit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 4, 2023 | 10:54

Tre fitore radhazi, Partizani kërkon përsëritjen e rekordit

Këtë sezon Partizani e nisi në perfeksion, duke marrë tri fitore radhazi dhe treguar se do të ishte një pretendent për titullin deri në fund. Të kuqtë e nisën me një fitore ndaj Egnatias, e më pas kaluan me sukses edhe Laçin e Bylisin, para se t’i ndalte Erzeni.

Partizani

Por me kalimin e javëve Partizani e pati të pamundur ta përsëriste këtë rekord, duke marrë maksimalisht 2 fitore radhazi.

Nëse do titullin, Partizani duhet të përsërisë me patjetër rekordin e fillimit të sezonit. Aktualisht të kuqtë kanë fituar dy ndeshje radhazi, atë ndaj Erzenit dhe ndaj Bylisit, teksa tashmë përballë është Kukësi.

Verilindorët nuk fitojnë prej disa ndeshjesh dhe Partizani duhet ta shfrytëzojë momentin e keq të tyre.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"