Tre blerje për janarin, te Partizani vëzhgojnë emra të afirmuar. Ja ku do ndërhyhet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2018 | 18:40

Tre blerje për janarin, te Partizani vëzhgojnë emra të afirmuar. Ja ku do ndërhyhet

Partizani i këtij sezo ni që në fillim ka qenë ndryshe nga edicionet e shkuara. Nëse më përpara hyrjet në merkaton e verës shkonin mbi 11, këtë vit afrimet ishin më të pakta. E njëjta strategji pritet të ndiqet edhe në merkaton e janarit, ku do të kërkohet cilësi dhe jo masivitet.

gega lojtaret partizani

Ndonëse duhet edhe një muaj e gjysmë që të hapet merkatoja, të kuqtë kanë nisur punën për të gjetur alternativat e duhura, të cilat duhet të jenë në funksion të rritjes së rendimentit të ekipit. Për të mos prishur balancat e skuadrës, afrimet e dimrit parashikohen të jenë të vogla. Tre mendohet se janë të mjaftueshëm, por nëse ka “okazion” nuk do ngurrojnë të shtojnë radhët.

Trajneri Skënder Gega gjithnjë ka pohuar se për këtë proces do të flasin kur t’i vijë koha, por ka pranuar se vend për përmirësim ka në çdo ekip, ndaj ato janë të mirëpritura edhe te Partizani, nëse rezultojnë të tilla. Kryefjala mbetet afrimi i një bomberi, i cili për gjithë specialistët dhe ish-ët e kuq do të ishte një garanci që Partizani të shkonte i sigurt te titulli kampion.

partizani tifozet

Sa u përket afrimeve, të kuqtë nuk do të marrin rrezik përsipër, pasi ata që pritet të afrohen duhet të jenë lojtarët që njihen mirë nga stafi dhe drejtuesit. Kështu, parësor në vitrinën e merkatos së kuqe mbeten lojtarët që aktivizohen në vend apo te fqinjët, si në Kosovë dhe Maqedoni. Sa i përket sulmit, “cicërimat” e para të merkatos kanë të bëjnë me Mjakëll Ngo të Tiranës dhe Vasil Shkurtaj të Luftëtarit, por nuk përjashtohen edhe surpriza nga rajoni.

MBROJTJA- Dështimi më i madh në merkaton e verës te Partizani rezultuan përforcimet në mbrojtje, kryesisht në krahë. Rron Statovci erdhi si zëvendësuesi i Arbnor Fejzullahut, por ka rezultuar jo i denjë për nivelin e Partizanit, thuhet kështu pasi lojtari nuk është grumbulluar në asnjë rast me ekipin e parë.

Partizani

Gjithashtu, zhgënjim ka rezultuar edhe afrimi i ish-mbrojtësit të Shkëndijës së Tetovës, Alma Ukaili. Nigeriani erdhi si një alternativë për krahun e majtë, por dëmtimi dhe gjendja e tij kanë bërë që në kushte jonormale Lorenc Trashi të përshtat si mbrojtës i majtë. 26-vjeçari nga Gramshi e ka deklaruar më herët se nuk e shikon veten si mbrojtës të majtë, por ka rënë dakord me trajnerin që përkohësisht të luajë në atë rol. Në këto kushte, kërkohet me ngulm gjetja e një mbrojtësi të majtë për janarin.

Po ashtu, duhet edhe një mbrojtës i djathtë, në mënyrë që Ibrahimi të ketë mundësi të pushojë, pasi është titullar në të djathtë të mbrojtjes që nga korriku. Ndonëse nuk përmenden emra, thuhet se drejtuesit i kanë idetë e qarta edhe për këto dy përforcime, ku për momentin po vëzhgohen disa alternativa nga Superiorja.

ILIR CARA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"