Traversa e ulët në Shkup, Murinjo bën ironi: Mendova se u zgjata në pleqëri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 26, 2020 | 8:58

Traversa e ulët në Shkup, Murinjo bën ironi: Mendova se u zgjata në pleqëri

Në ditën që Totenhemi mundi 3-1 Shkëndijën, në Shkup, për turin e tretë eliminator të Ligës së Europës, ndeshja nisi me faktin se Herri Kejn vuri re se një nga portat ishte 5 centimetra më e ulët. Dhe një detaj të tillë Zhoze Murinjo nuk mund ta humbiste, madje këtë fenomen ai nuk ngurroi që ta “protokollonte” edhe në një postim në rrjetet e tij sociale, duke ironizuar:

murinjo

“Mendova se isha zgjatur tani në pleqëri, por më pas vërtetova se porta ishte 5 centimetra më e ulët”. Në foton që trajneri i Totenhemit poston duket qartë se edhe një si person me gjatësi normale si Murinjo, thuajse arrin që ta prekë me dorë traversën, ndërsa Hugo Loris, portieri i ekipit anglez, gjithashtu pozoi poshtë portës, duke lidhur dorën në traversë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"