Trashi, tifozëve: Keqardhje që nuk ju dhamë buzëqeshje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 15, 2016 | 9:50

Trashi, tifozëve: Keqardhje që nuk ju dhamë buzëqeshje

Mesfushori i Partizanit, Lorenc Trashi, u ka kërkuar falje tifozëve me një status në “Facebook”. “Ndoshta nuk e meritonit këtë rezultat në fund të takimit.trashi E di që meritoni më shumë se kaq, meritoni vetëm gëzim, meritoni vetëm respekt, meritoni gjithçka sepse jeni ju ata që ne motivoni në çdo sekondë e minutë të lojës.

Ju kërkojmë falje që nuk ju gëzuam dhe të qeshnim të gjithë siç na ka hije, por jeta ka edhe sfida të tilla. Futbolli është i bukur, të gëzon dhe të hidhëron në të njëjtën kohë.

Ndjesë dhe vetëm ndjesë. Ne dhe ju bashkë meritonim më shumë në këtë ndeshje. Respekte”, lexohet në postimin e bërë nga mesfushori i të kuqve që luajti për 90 minuta në sfidën ndaj korçarëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"