Trashi: Tifozët janë lodhur duke pritur kampionatin, viti tjetër do jetë i Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 8, 2018 | 23:33

Trashi: Tifozët janë lodhur duke pritur kampionatin, viti tjetër do jetë i Partizanit

Mesfushori i Partizanit, Lorenc Trashi ishte i ftuar në emisionin ‘Zona Gol’, në Supersport, ku foli për ecurinë pozitive të tij në kampionat, por edhe rizgjimin e të kuqve në këtë fazë mjaft deçizive të sezonit.

trashi

Sot nuk luajtët në Laç, pasi kishit plotësuar numrin e kartonëve…

Më vjen shumë keq që nuk isha në dispozicion të skuadrës, pro rëndësi ka që ekipi ia doli të fitojë dhe të marrë 3 pikët në një transfertë të vështirë.

Si t’u duk ndeshja e Milanit sonte?

Pësimi i golit ia vështirësoi situatën për ta fituar takimin. Skuadrat e Milanos duket se kaluan në eufori pas disa ndeshjeve të mira dhe kjo ka ndikuar që të dështojnë në ndeshjet e sotme.

Luani prej 4 sezonesh te kampionati, por nuk po fitoni trofe. Pse kaq e pamundur kjo për Partizanin?

Në fakt kemi pasur rivalitet të ashpër si me Skënderbeun, ashtu edhe me Kukësin, por për fat të keq nuk ia kemi dalë të fitojmë. Shpresoj që sezonin tjetër presidenti Demi të bëjë diçka serioze për të çuar skuadrën drejt suksesit, pasi edhe tifozët janë të lodhur nga pritja tashmë. Shpresoj dhe besoj se viti tjetër do të jetë i Partizanit.

Në verë erdhën disa futbollistë nga Italia, që ishin mbi 30 vjeç…

Në fakt ishte një merkato jo shumë e studiuar mirë. Ata erdhën me idenë që të sjellin eksperiencë, por nuk ia dolën të na shërbejnë. Në fillim të kampionatit, presidenti Demi ia la në dorë Moggit, merkaton. Gjithsesi ai nuk e njihte kampionatin shqiptar dhe solli lojtarë të papërshtatshëm për të garuar dhe për të fituar.

Ke punuar me shumë trajnerë, që kanë zëvendësuar njëri-tjetrin te Partizani. Kush mendon se ka dhënë më shumë te skuadra juaj?

Nuk dua t’i heq asnjë meritë askujt, pasi që të gjithë kanë pasur veçoritë e tyre. Pa i hequr asnjë meritë profesor Starovës, besoj se Dalipi ka futur një frymë mjaft të mirë në ekip dhe i ka shërbyer pozitivisht skuadrës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"