Trashi: Tek Partizani nuk ka klane, lojtarët e rinj duan kohë të ambientohen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 16, 2017 | 19:44

Trashi: Tek Partizani nuk ka klane, lojtarët e rinj duan kohë të ambientohen

Mesfushori Lorenc Trashi, në intervistën pas ndeshjes me Luftëtarin, u shpreh i kënaqur për golin, por foli edhe për situatën e vështirë që Partizani po kalonte 4 javët e para.

trashi

Je rikthyer tek golat, tashmë shënon edhe me kokë.

“Trajneri më ka ndryshuar rolin në fushë. Më ka dërguar në krahun e djathtë në mesfushë, dhe kam më shumë mundësi para portës.”

Çfarë ka ndryshuar në skuadër nga 4 javët e para?

“Mendoj se ekipi ka pasur nevojë për pak kohë, duke parë se kanë ardhur shumë lojtarë të rinj, të cilëve iu nevojitej koha të ambientoheshin me ekipin.”

A ka pasur çështje mes të vjetërve dhe lojtarëve të rinj, apo rezultatet e dobëta prodhojnë polemika?

“E prisja të dilja në një intervistë, të sqaroja këtë çështje. Unë kam rreth 3-4 vite në këtë skuadër, dhe ju garantoj se kjo krisje mes lojtarëve nuk ekziston. Jemi të gjithë bashkë dhe me ndeshjet e fundit e kemi treguar edhe në fushë. Disa lojtarë që janë afruar këtë merkato kanë filluar të tregojnë cilësinë e tyre. Jemi në rrugën e duhur, por grupe tek Partizani nuk ka.”

Partizani arriti të merrte këto dy fitore, me ndihmën e lojtarëve të vjetër.

“Mendoj se trajneri dhe stafi i ri tek Partizani në fillim janë bazuar tek lojtarët që ishin këtu, plus kanë marrë dhe disa lojtarë të tjerë. Avash avash të gjithë do ambientohen me ekipin.”

Ku e sheh veten më mirë, në krah apo para mbrojtjes?

“Në krah ke më shumë mundësi shënimi dhe je më i rrezikshëm për kundërshtarin. Më pëlqen të luaj në krah” – deklaroi Trashi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"