Trashi: Sezon zhgënjyes, i kam treguar presidentit që dua të largohem

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 7, 2018 | 14:21

Trashi: Sezon zhgënjyes, i kam treguar presidentit që dua të largohem

Futbollisti i Parizanit, Lorenc Trashi, bëri një rezyme të sezonit që sapo u mbyll duke e cilësuar atë si zhgënjyes për sa i përket objektivave të klubit dhe të mirë në aspektin personal. Në një prononcim për “Supersport”, mëngjarashi i të kuqve ka folur edhe për të ardhmen si dhe për një ftesë të mundshme nga ekipi Kombëtar. Trashi zbulon se ka oferta dhe dëshiron të luajë jashtë.

lorenc trashi

Vlerësimi i sezonit – “Për mua është një sezon zhgënjyes duke parë se kemi pritshmëri të larta. Nuk duhet të pretendojmë për vend të 4 apo 5 por për të dalë kampion dhe për të marrë pjesë në kupat e Europës. Objektiv i Partizanit duhet të jetë ky dhe sivjet nuk arritëm asnjërën nga këta të dyja prandaj e quaj të dështuar këtë sezon. Është viti i 4 që jam pjesë e Partizanit dhe nuk ishte një sezon i mirë, por në aspektin personal nuk e fus në sezonet më të dobëta.

Garda e vjetër – Nga mediat dhe tifozët u cilësua se te Partizani ka një gardë të vjetër por në të vërtetë kjo nuk ka ekzistuar pasi në çdo ekip ka lojtarë më të vjetër që iu japin të rinjve më shumë kurajo.

Trashi25

E ardhmja – Të tregohem i sinqertë, pas përfundimit të kampionatit kam biseduar me presidentin Demi dhe i kam treguar që dua një transferim jashtë dhe më ka thënë që ka pasur disa oferta por do të shohim dhe do të vendosim.

Kombëtarja – Në aspektin individual shpresoj që në të ardhmen të jap më shumë për ekipin e Partizanit apo për çdo ekip tjetër. Duhet të kap 100% -çin tim dhe t’i jap një sinjal Panuçit që të kem një ftesë të mundshme”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"