Trashi: Pozicionin tim nuk po e marr vesh, duhet pyetur trajneri. Sherrin me Starovën e kemi lënë pas

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 14, 2018 | 19:29

Trashi: Pozicionin tim nuk po e marr vesh, duhet pyetur trajneri. Sherrin me Starovën e kemi lënë pas

Cili është pozicioni juaj stabël?

As vetë nuk po e marr vesh pozicionin tim, duhet pyetur trajneri.

trashi

Një pikënisje kjo ndeshje?

Sot bëmë një ndeshje të mirë, duke parë edhe vështirësinë e terrenit. Shpresoj që të vazhdojmë me këto ritme. Objektiv mbetet Europa.

Partizani kërkon një sulmues, por ju jeni golashënuesi më i mirë. Mund ta provoni edhe ju?

Pak a shumë sot e kam provuar pak. Kur më bëjnë këtë pyetje, këtë përgjigje e di vetëm trajneri, dhe unë përgjigjem në fushë.

Si është raporti juaj tani me Starovën? A ka ndikuar si një leksion për të rinjtë, përplasja juaj me trajnerin?

Me thënë të drejtën, kjo pyetje është pak e vështirë për mua. Të gjitha situatat që kam kaluar me Starovën, bashkë me të dhe presidentin, i kemi lënë pas krahëve. Ndoshta kam pasur unë apo ai gabim, por tashmë e kemi mendjen të kapim objektivat tona.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"