Trashi nderohet me titullin “Krenaria e Qytetit”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 23, 2013 | 13:02

Trashi nderohet me titullin “Krenaria e Qytetit”

TrashiGramshakët kanë mbyllur dje seancat stërvitore në prag të ndeshjes së sotme që do të luajnë në shtëpi ndaj Ilirisë. Trajneri Gentian Stojku është i bindur se lojtarët e tij nuk do t’i diskutojnë tri pikët. “Pas humbjes në transfertë, sot jemi në shtëpi kundër një ekipi të fortë, të cilin e vlerësojmë në maksimum. Do të luajmë fort për të arritur synimin që kemi, që për ne është vetëm trepikëshi. Kam besim të plotë tek ekipi im dhe jam i bindur se do t’ia dalim mbanë. Gramshi do të jetë një ndër skuadrat më të forta të Kategorisë së Parë, pasi nuk do të ketë asnjë tolerim për askënd. Shpresoj që t’ia arrijmë qëllimit, për të rikthyer atmosferën e gëzueshme në skuadër”, – ka thënë Stojku. Dje ndërkaq futbollisti Lorenc Trashi është nderuar nga Këshilli Bashkiak me titullin “Krenaria e Qytetit”, me rastin e 53-vjetorit të krijimit të qytetit. Mesfushori është një nga lojtarët e dalluar të skuadrës dhe ka dhënë një kontribut për arritjen e sukseseve të saj.
Esmerid Murati

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"