Trashi i bashkohet ekipit, ja si pritet të rreshtohet Partizani ndaj Teutës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 5, 2019 | 15:05

Trashi i bashkohet ekipit, ja si pritet të rreshtohet Partizani ndaj Teutës

Partizani u ka dhënë fund dje përgatitjeve për ndeshjen me Teutën, që do të luhet sot në orën 17:00 në “Selman Stërmasi”. Seanca e fundit ka sjellë lajme pozitive në kampin e kuq, pasi dje grupit i është bashkuar edhe Lorenc Trashi, i cili për ditë me radhë u përgatit i veçuar.

Partizani555

Falë punës së stafit mjekësor dhe të përgatitjes fizike është bërë e mundur që Trashi ta kalojë lëndimin që mori në kavilje në derbin me Tiranën. Trajneri Lerda, si rrallëherë në këtë sezon, e ka të plotë grupin, kështu që alternativat përzgjedhëse për Teutën janë të larmishme.

Formacioni i mundshem

Trashi e ka lënë pas dëmtimin, por për aktivizimin e tij do të vendosë sot trajneri Lerda, i cili pritet të caktojë jo vetëm formacionin, por edhe rreshtimin në fushë. Skema 3-5-2 është fajësuar për rezultatet e javëve të para, ndaj së fundmi të kuqtë u kthyen me 3 sulmues përpara.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"