“Trashi deri në minutat e fundit ka qenë me dyshim”, Salihi: Të mos kalojmë në eufori! Fitorja ndaj San Marinos vlen njësoj sa ajo ndaj Hungarisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 8, 2021 | 20:26

“Trashi deri në minutat e fundit ka qenë me dyshim”, Salihi: Të mos kalojmë në eufori! Fitorja ndaj San Marinos vlen njësoj sa ajo ndaj Hungarisë

Zv.trajneri i Kombëtares, Hamdi Salihi, foli para sfidës me San Marinon, teksa zbuloi gjendjen e ekipit. Ndër të tjera ish-sulmuesi shkodran u shpreh:

bandicam 2021-09-08 20-21-27-075

GJENDJA E EKIPIT KOMBËTAR- Mbas 2 ndeshjeve shumë intesive, një pjesë e lojtarëve kanë pasur probleme. Abrashi nuk u rikuperua. Trashi deri në minutat e fundit ka qenë me dyshim. Sot e ka ndjerë këmbën më mirë. Pjesa tjetër duken mirë psikologjikisht dhe fizikisht. Duhet të mos kalojmë në eufori.

RËNDËSIA E NDESHJES- Çdo ndeshje vlen 3 pikë. Një fitore me San Marinon vlen njësoj sa ajo me Hungarinë. Janë pikë që nuk duhen humbur. Sot ndryshon fizionomia e lojës. Do të përqendrohemi më shumë në krijimin e aksioneve. Hapësirat do të jenë të vogla. Duhet të provojmë këtë pjesë dhe t’i godasim kur ata tentojnë të luajnë dhe të hapen.

DEDIKIMI PËR YLLI MIHALIT- Është një gjë që e kanë menduar djemtë. Një situatë që e kemi përjetuar përditë. Shpresojmë të shërohet sa më shpejt. Është një ndër njerëzit më të vjetër të ekipit Kombëtar. Ka pritur dhe përcjellë shumë emra. Shpresojmë ta kalojë këtë gjë sa më shpejtë dhe të kthehet në ndeshjet e tetorit të jetë këtu.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"