“Tranzicion në gusht dhe në janar”, Shehi u kalon topin drejtuesve të Tiranës: Jemi pak deficit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 5, 2023 | 15:24

“Tranzicion në gusht dhe në janar”, Shehi u kalon topin drejtuesve të Tiranës: Jemi pak deficit

Orges Shehit i është dashur të ndryshojë dy herë planet e tij në këtë sezon ku objektivi ishte të mbronte titullin kampion. Ndryshimi i parë ishte në gusht me largimin e emrave të rëndësishëm nga radhët e skuadrës dhe ndryshimi i dytë vjen tani me mbylljen e merkatos së janarit ku përsëri nga bardheblutë janë larguar emra me peshë.

SHEHI

Shehi ka treguar sot në prononcim për shtyp se kjo ishte pjesa më e vështirë e punës, pasi duhej mbajtur një ekip konkurrues edhe përtej këtyre largimeve që kanë ndryshuar disi ekuilibrat në ekip.

“Përveç dëmtimit të Kristalit, pjesa tjetër e skuadrës është e gatshme.

Çdo ndeshje e analizojmë dhe marrim të mirat dhe të këqijat. Ajo ndaj Kukësit ka pasur më shumë të mira se të këqija. Do të përqendrohemi te elementët që nuk ishin të duhurit, por të mos harrojmë që nuk kemi lojtarë si Geci e Abazaj.

Mendoj se janë mungesa të rëndësishme, sigurisht që me atë që ishim në krahasim me atë që jemi, jemi pak deficit. Shpreojmë që Abazaj të kthehet sa më shpejt, Geci është kapiten dhe na la boshllëk me ikjen e tij. Ne që jemi, pjesa tjetër, duhet të japim 100% nga vetja jonë për të plotësuar mungesat.

Në kampionat të gjatë ka ditë të mira dhe të këqija. Mendoj se duhet të kemi ekuilibër dhe të peshojmë ose analizojmë gjërat në mënyrën e profesionalizmit se në futboll ndodh gjithçka. Ne kishim ndeshje Kupe ku futëm lojtarë të marrim minuta, nesër do të jetë një histori ndryshe.

Sigurisht që në këtë merkato që ne kaluam, me tranzicionin në gusht, tani kemi përsëri një tranzicion tjetër se u larguan shumë lojtarë. Nuk e di sa do të ndikojë, do të bëjmë maksimumin për të qenë kompetitiv. Në disa situata do të kenë luhatje kaq të mëdha, por klubi i peshon dhe merr vendimet duket qenë të ndërgjegjshëm që duhet të arrihen objektivat. Në futboll kur hyn çështja financiare dhe menaxhimi i situatave, atëherë hyrje-daljet ekonomike dhe sportive i vlerëson dhe i vendos klubi. Mua dhe stafit më mbetet të bëjmë më të mirën tonë që edhe tranzicioni në këto muaj të mos ndjehet shumë se nuk është pak që të ketë dy periudha kështu.

Egnatia ka skuadër cilësore, me elementë cilësorë, është investuar me lojtarë cilësorë. Merkato duhet të jetë për të përforcuar dhe ata kanë bërë shumë mirë se kanë afruar lojtarë cilësorë, kanë marrë edhe futbollistë të kombëtares dhe kanë ambicie të mëdha”, tha Shehi para gazetarëve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"