Transmetimi/ Vllaznia-Besëlidhja, ja si FSHF bëri tender para ndeshjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 2, 2020 | 18:49

Transmetimi/ Vllaznia-Besëlidhja, ja si FSHF bëri tender para ndeshjes

Vllaznia-Besëlidhja është ndeshja “play out” që do të luhet sot në orën 19:00 në stadiumin “Loro Boriçi”. Duke qenë se kampionati ka përfunduar dhe bëhet fjalë për një takim shtesë që përcakton skuadrën që do të jetë pjesë e Superiores edhe në sezonin e ri, transmetimi i saj u vendos në rrezik.shkoder loro borici

Duket se përplasjet e pak kohëve më parë mes FSHF-së dhe “Supersport” kanë bërë që sot të kërkohet nga institucioni i futbollit hapja e një tenderi për shitjen e së drejtës TV enkas për takimin Vllaznia-Besëlidhja. Natyrisht, ky veprim vetëm pak orë para ndeshjes nuk është pritur nga platforma “Supersport”.

Megjithatë, FSHF ka këmbëngulur për tender dhe më pas platforma është detyruar të paguajë 1 milionë lekë për të blerë të drejtën e transmetimit. Konfirmohet tashmë se ndeshja do të transmetohet direkt nga “Supersport”, që ka të drejtën e Kategorisë Superiore.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"