Transfertë “ferri” në Laç për të ruajtur kreun, Teutës i rikthehet 1 futbollist

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 21, 2019 | 13:09

Transfertë “ferri” në Laç për të ruajtur kreun, Teutës i rikthehet 1 futbollist

Teuta bëri detyrën teksa të premten mposhti 1-0 Flamurtarin e vendit te fundit. Triumfi në javën e tetë në “Elbasan Arena” e ngjit të vetme në krye të Kategorisë Superiore në kuotën e 15 pikëve. Goli i liderit të ekipit, Sherif Kallaku, mjaftoi për të thyer vlonjatët.

teuta

PËRGATITJET – “Djemtë e detit” kanë zbritur ditën e djeshme në stërvitje në kuadër të sfidës së radhës në transfertën kurbinase. Pas pushimit të së shtunës, Teuta ka rifilluar nga puna me një seancë të zhvilluar paradite, duke startuar javën anti-Laçi.

Vështirësia është e madhe, e sidomos kur dihet që përballë kanë një kundërshtar që vjen pas një ecurie jo dhe shumë të mirë. Megjithatë, të besuarit e Bledi Shkëmbit kanë nisur me punë intensive. Në takimin e të mërkurës ekipi do të jetë i plotë, duke i dhënë mundësinë Shkëmbit të përzgjedhë formacionin më të mirë. Në ndryshim nga ndeshja ndaj Flamurtarit, durrsakët do të kenë në dispozicion dhe Uendi Vecajn.

SEANCA – Ekipi ka vijuar normalisht stërvitjen me një seancë të plotë, ku fillimisht kanë zhvilluar ushtrime të ndryshme me përgatitësit atletikë dhe më pas gjithçka është zhvendosur në punën me top. Aspekti tekniko – taktik dhe mbi të gjitha ushtrime të ndryshme në veprime ofensive dhe defensive kanë qenë ne fokusin e trajnerit të Teutës.

Por ajo që ra në sy ishte që repartet punuan të veçuara. Mesfusha është sektori që po merr vëmendjen më të madhe. Të paktën kjo u kuptua edhe dje, ndërsa trajneri kërkonte më shumë qarkullim topi, vertikalizime dhe inkursione nga lojtarët anësorë. Bledi Shkëmbi pret me ngulm që skuadra të vijojë me rezultatet pozitive, por edhe me lojën e bukur që Teuta ka shfaqur në tetë javët e para.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"