Transfertat një makth për Teutën, 2 fitore në 11 muaj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 22, 2019 | 23:41

Transfertat një makth për Teutën, 2 fitore në 11 muaj

Teuta është duke u marrë me detajet e fundit për javën e 13-të. Përgatitjet nuk kanë të ndalur dhe ritmi vazhdon të jetë i lartë, pasi stafi teknik po përpiqet që të korrigjojë çdo gabim dhe të ndërtojë strategjinë fituese për këtë 90-minutësh.

teuta

Do të luajnë me Vllazninë dhe mbi të gjitha në transfertë, ndaj shkalla e vështirësisë rritet. Durrsakët kanë edhe një “tabu” për të thyer, pasi, sikundër dihet, këtë sezon nuk kanë asnjë fitore në transfertë. E fundit herë që kanë festuar jashtë fushe përkon me 12 majin e 2019-ës, pra zyrtarisht 6 muaj më parë. Asokohe mposhtnin 1-2 Skënderbeun, me gola të Sidibes dhe Bushiçit.

Por, statistikat rëndohen, kur vëren që në total për këtë vit kalendarik kanë vetëm dy fitore jashtë fushe. Konkretisht, atë me korçarët dhe një në tavolinë me Kamzën (më 20 prill, 0-3). Që prej janarit 2019, janë luajtur 15 ndeshje gjithsej, megjithatë përtej atyre fitoreve, kanë humbur 7 herë dhe maksimumi barazuar 6.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"