Transferta sfilitëse për Partizani/ Dy ndeshje në tri ditë dhe… 620 km

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 22, 2021 | 13:00

Transferta sfilitëse për Partizani/ Dy ndeshje në tri ditë dhe… 620 km

Tri ditë sfilitëse për Partizanin… Pas transfertës në Korçë, ku morën një barazim 1- 1 në javën e dytë të kampionatit, “demat” duhet të udhëtojnë sërish ditën e sotme, kësaj radhe drejt Pukës.

partizani

Brenda tri ditëve, të kuqtë do të bëjnë më shumë se 600 kilometra rrugë, që sjell normalisht edhe lodhje te lojtarët. Pas këtyre ditëve sfilitëse, Partizani do të presë Vllazninë në Elbasan të dielën, sërish dhe 90 kilometra të tjerë vajtje-ardhje në kryeqytet. Në harkun kohor të një jave, lojtarët e Partizanit do të përshkojnë më shumë se 700 kilometra..

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"