Transferta në Korçë, Shehi ka 2 dilema për formacionin. Ja si pritet të rreshtohen kampionët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 7, 2021 | 12:45

Transferta në Korçë, Shehi ka 2 dilema për formacionin. Ja si pritet të rreshtohen kampionët

Tirana ka nisur përgatitjet për sfidën me Skënderbeun. Ndryshe nga sfida me Apoloninë, ekipi tashmë është i plotë. Pas pezullimit të Vangjelit e Hoxhallarit, grupi është i plotë. Ata janë të gatshëm për sfidën me Skënderbeun, ndërsa Orges Shehi ka në dispozicion më shumë se 11 titullarë.

Shehi5

Nëse në sfidën e fundit dyshja mungonte, këtë ndeshje korçari dhe pogradecari do të jenë gati të luajnë nga minuta e parë. Mungesa e tyre u vu re shumë gjatë takimit me Apoloninë ku Tirana pësoi gola më se të evitueshëm dhe me top të gjatë.

FORMACIONI – Për sfidën me Skënderbeun, dilemat janë të mëdha, sidomos në mbrojtje dhe sulm. Me shumë mundësi ekipi kthehet me katër mbrojtës dhe luhet me formacionin klasik 4-2- 3-1 ose nga ana tjetër do të për- doret skema 3-4-3. Është e sigurt që me të dyja skemat një prej Vangjelit ose Kalesë mbetet jashtë formacionit. Në variantin e parë jashtë Vangjeli dhe nga minuta e parë Elton Kale. Në variantin e dytë me tre mbrojtës, Kale mbetet jashtë dhe nga minuta e parë luan Vangjeli në mbrojtje. Në fakt, braziliani ka pasur probleme me shpatullën këto kohë dhe nuk ka luajtur nga minuta e parë.

varianti2 logo

Zakonisht Shehi e ka aktivizuar si zëvendësues për të mos rrezikuar shpatullën e brazilianit, i cili sezonin e shkuar ishte nga më të mirët, ndërsa këtë sezon u operua dhe nuk ka luajtur shumë takime në kampionat.

Gjithsesi, Kaleja është një nga lojtarët që ka dhënë shumë në fushën e lojës, sepse si në sfidën me Vllazninë dhe atë me Apoloninë arriti t’i jepte fitoren ekipit të Tiranës. Për statistikë bardheblutë në sfidën e fundit në Korçë kanë barazuar 1-1, ndërsa trajner ishte asokohe Nevil Dede.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"