Transferta ndaj Vllaznisë, Partizani pritet me ndryshime në formacion

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 18, 2019 | 20:45

Transferta ndaj Vllaznisë, Partizani pritet me ndryshime në formacion

Ndërprerja e kampionatit nuk i ka shkuar shumë përshtat trajnerit Franko Lerda, pasi në kuadrin e dy javëve, asnjëherë nuk e ka pasur të plotë grupin, më së shumti nga lojtarët me leje dhe të angazhuar me kombëtaret.

partizani

Madje, Brajan Braun, që vjen pas grumbullimit me Xhamajkën, vetëm sot pritet të bashkohet me “demat”. Arsitoteles Romero është i pezulluar, kështu që në dallim nga ndeshja e fundit me Teutën, pritet që trajneri Franko Lerda të bëjë disa ndryshime në formacionin e mundshëm për Vllazninë.

Gjasat janë që të luhet me skemën 4-3-3 dhe me këtë modul i bie që Mala me Trashin të luajnë në krahët e mbrojtjes, ndërsa Boldor me Belicën në qendër. Treshja e mesfushës mund të përbëhet nga Telushi, Melo dhe Broja, ndërsa sulmi mund të jetë i njëjtë si ndaj durrsakëve, Solomon në majë dhe Çinari me Asanin nga krahët. Sot pritet që trajneri Lerda të vendosë për formacionin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"