Transferta ndaj Vllaznisë, dhimbje koke për Ilir Dajën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 28, 2020 | 19:33

Transferta ndaj Vllaznisë, dhimbje koke për Ilir Dajën

Skënderbeu vijon në Durrës përgatitjet për ndeshjen e radhës në kampionat. Në pritje të ndeshjes së javës së 24-t të sezonit ndaj Vllaznisë, Skënderbeu është duke vuajtur problemet e mungesave.Ilir Daja

Tri mungesa të sigurta do të ketë trajneri Ilir Daja në takimin ndaj shkodranëve, përveç Muzakës dhe Turtullit që janë të dëmtuar për një kohë të gjatë.

Korçarët nisen në këtë transfertë pa Pollozhanin, Imamin dhe Ndekin, ndërsa veç tyre edhe dilemat e Elezit dhe Krasniqit shqetësojnë mjaft ambientin bardhekuq.

Dita e sotme do të jetë dhe testi final për dy lojtarët në fjalë, nëse do ia dalin të rikuperohen për këtë ndeshje apo jo, duke i shtuar edhe më shumë problemet për Skënderbeun.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"